web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dvorani merr avokat Kryeministrin”/ Klodiana Lala ngre dyshimet, pyetja që kërkon përgjigje nga Rama

7 Maj 2022, 09:13, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka artikuluar kritika të forta sot ndaj SPAK-ut për hetimin ndaj Ardian Dvoranit, i denoncuar nga Presidenti Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama tha se ?Kampioni i antikorrupsionit me vulë të DASH-it është futur nën hetim nga SPAK-u për një denoncim të atij që jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Meta. Si ka mundësi? Bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve ?90?.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate të kryeministrit Edi Rama ka reaguar gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ironizon Ramën, ngre pyetjen nëse ka licencë avokati.

?Ardian Dvorani paska marrë avokat Kryeministrin. Dini gjë ka licencë avokati PM??-shkruan Klodiana Lala./CNA.al





Lajmet e fundit nga