web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kadilli rendit arsyet/ Ja pse nuk kandidoj për kryetar të PD-së

6 Maj 2022, 20:04, Politikë CNA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, deklaroi mbrëmjen e djeshme se nuk do të garojë për kreun e Partisë Demokratike.

Për këtë çështje Kadilli ka folur edhe sot, teksa ka renditur disa nga arsyet se përse hoqi dorë nga gara.

Në një intervistë për ?Zonë e Lirë?, ai tha se PD-ja është e ndarë dhe shumë anëtarë nuk janë përfshirë në këtë proces.

Një tjetër arsye përse Kadilli nuk po kandidon për kryetar të PD-së, lidhet me pretendimin se demokratët janë rreshtuar pas Sali Berishës.

?Nuk hyj sepse e para partia nuk është e gjitha bashkë. Ka shumë anëtarë që nuk u përfshinë. Partia është në një çarje dhe vota nuk shërben. E treta rezultati. Është i qartë, e gjitha është në rreshtim pas Berishës. Kanë 6 muaj, 8 muaj që i rendin nga pas Berishës?, është shprehur ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga