web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Derbi i dytë për këtë sezon, një arbitër me stemën e FIFA-s gjykon Partizani-Tirana

7 Maj 2022, 07:16, Sport CNA

Partizani-Tirana është sfida e parë e javës së 33-të të Superligës shqiptare. Derbi i kryeqytetit është zhvendosur në ?Elbasan Arena? dhe do të nisë në orën 18:45.

Sektori i Arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zgjedhur edhe arbitrin që do të vendosë drejtësi në derbin e sotëm. Eldorjan Hamiti, gjyqtari që mban stemën e FIFA-s, është përzgjedhur për të gjykuar supersfidën e sotme në Elbasan. Lezhjani gjykoi Partizanin edhe pak ditë më parë ndaj Kukësit në transfertë, ndërsa do të jetë kryesor edhe në sfidën e sotme.

Për Hamitin, ky është derbi i dytë që gjykon pasi vendosi drejtësi në sifdën e parë, Tirana-Partizani të luajtur në ?Air Albania? dhe që u fitua nga bardheblutë me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Limaj me penallti.





Lajmet e fundit nga