web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“U vetëvra prej dhunës nga familjarët”/ E motra bën rrëfimin shokues: E kanë rrahur derisa i ka rënë të fikët

5 Maj 2022, 09:55, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku një 52-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën.

Burime për “abcnews.al” bëjnë me dije se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë dhuna sistematike që Fatbardha Likrama, nënë e tre fëmijëve, përjetonte në familje nga bashkëshorti, vjehrra dhe vjehrri i saj.

Motra e viktimës, Flutura, në një intervistë për mediat ka bërë me dije se një ditë para ngjarjes motra e saj për shkak të dhunës kishte shkuar tek ajo për t’u strehuar.

Ajo shprehet se motra e saj ka shkuar tek ajo me dhëmbë të thyer e me flokë të shkulura, ku ndër të tjera thekson edhe dhunën psikologjike që kishte filluar të ushtrohej ndaj saj. 52-vjeçarja 2 ditë më parë kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje nga policia, dhe kishte shkuar për strehim te motra, por kishte qenë djali i saj që e kishte marrë me forcë dhe e kishte kthyer në shtëpi.

Ndërkohë, mësohet se në momentin e ngjarjes ajo ka qenë vetëm në banesë, është ngjitur në katin e tretë dhe është vetëhedhur.

Ndër të tjera, ajo deklaron se Fatbardha i kishte shprehur disa herë se do të vetëvritej nëse situata do të vijonte.

Policia e Elbasanit pas ngjarjes theksonte se ajo vuante nga depresioni, por motra e saj e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.





Lajmet e fundit nga