web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi: Nëse 23 deputetë ndryshojnë mendje, shkarkojnë Alibeajn dhe kryesinë e PD-së

5 Maj 2022, 19:48, Politikë CNA

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Myslim Murrizi, ka folur mbrëmjen e sotme për situatën brenda Partisë Demokratike dhe për grupimet e krijuara.

Murrizi tha se Grupi Parlamentar i PD-së është me 45 deputetë, pasi pretendon se 14 deputetë janë pjesë e dy grupeve të tjera parlamentare të drejtuara nga Fatmir Mediu dhe Mesila Dode.

Ai deklaroi se mbledhja e sotme e thirrur nga Enkelejd Alibeaj nuk kishte kuorumin e nevojshëm, duke theksuar se duhet të ishin të pranishëm 23 deputetë.

Sipas tij, nëse këta 23 deputetë nesër ndyshojnë mendje, marrin firmat dhe ja dorëzojnë Lindita Nikollës, ndryshohet tërësisht kryesia e grupit që nga Alibeaj deri te dy nënkryetarët e sekretarët.

?Deri në shtator 2022 Grupi Parlamentar i PD-së është me 45 deputetë pasi 14 deputetë janë pjesë e dy grupeve të tjera parlamentare të drejtuara nga Fatmir Mediu dhe Mesila Dode.

Që ky Grup Parlamentar i PD-së, që mbledhja të ketë kuorum për të marë vendim duhet të ketë 23 deputetë të pranishëm, por sot kanë qenë 22 dhe nga këta 3 deputetë kanë qenë, por nuk kanë qënë dakord me Alibeajn, por këta 23 të tjerë nesër ndyshojnë mendje, marrin firmat dhe ja dorëzojnë Nikollës, ndryshohet tërësisht kryesia e grupit që nga Enkelejdi, dy nënkryetarët, sekretarët dhe ka kryesi tjetër.

Kryesia e grupit mund të ndryshohet sa herë të duan këta 23 deputetë. Por 23 deputetë nuk janë paraqitur fare në seksion të PD-së dhe të bëjnë siç thotë statuti, biles nuk e dinë fare çfarë është PD-ja. Nga Gazi, Gjonmarkaj, Flutura Pompuri e me radhë, këta janë deputetë të PD-së. Për deputetë janë këta?, theksoi Murrizi në “Çim Peka Live”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga