web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U larguan nga shtëpia pasi familjarët kundërshtuan dashurinë/ Gjenden dy të miturit nga Elbasani

4 Maj 2022, 20:52, Politikë CNA

Janë gjetur dy të miturit nga Elbasani, të cilët rezultonin të zhdukur që prej ditës së premte.

Dy fëmijë të moshës 15 dhe 13 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9-të në shkollën ?Jorgji Dilo? në Elbasan humbën kontaktet me familjarët, pasi këta të fundit kundërshtuan dashurinë e tyre.

Denoncimi u bë në polici dhe në media, ndërsa janë gjendur ditën e sotme në Tiranë. Ata kanë qenë në një stol në zonën e Ushtarit të Panjohur, ndërsa aktualisht janë marrë në pyetje nga psikologë.

Mësohet se adoleshentët kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë. Familjarët kanë denoncuar në polici rastin, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë./CNA.al

Zhduken dy të mitur në Elbasan/ Familjet kundërshtuan dashurinë e tyre





Lajmet e fundit nga