web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ne nuk u shitëm, ne nuk këmbenim zarfe”/ Topalli tregon kur filloi fundi i PD

30 Prill 2022, 10:07, Politikë CNA

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka përcjellë mesazhe të forta sot në Kuvendin Kombëtar të PD, i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Topalli në fjalën e saj, theksoi se PD, nuk ishte një opozitë e pazareve, as opozitë farsë.

?Nuk na quajti askush opozitë e rreme. Nuk shitem opozitarizmin, nuk këmbenim me zarfe vendet e deputetëve.

Nuk i iknim përgjegjësive dhe nuk e imagjinonim të hedhim gaz ndaj njerëzve tonë.

Besonim që kishim për detyrë mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Ishim mësuar mos tërhiqeshim nga kërcënime.

Arriti koha që PD-së të mos i mbetej asgjë demokratike.

Kur gjërat ngatërrohen fundi i tyre duhet vlerësuar nga fillimi.

Kjo është arsyeja pse jam këtu.

Cili ishte fillimi i rënies tonë? Dita kur filluan të rrëzohen vlerat tona.

Pas 2013 tatëpjeta e PD mori vrapin. Nuk duhej analizë për ti kuptuar. Disa përqafuan kryetarin e ri me shpresë se e ardhmja do na buzëqeshte sic buzëqeshte ai.

Pas 2013, PD hyri në krizë të thëllë identiteti, përfaqësimi dhe lidershipi.

Udhëheqja me buzëqeshje bënte pazare me pushtetin.

Në zyrën e kryetarit të bashkisë kishin nisur negociatat për leje ndërtimi.

Në vend të bashkëpunimit erdhi përcarja, humbja nisi të quhej fitore.?-tha Topalli./CNA.al





Lajmet e fundit nga