web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drogë në sallonin e bukurisë/ Në pranga 50 vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj

30 Prill 2022, 06:53, Kronika CNA

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Beauty salon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Z. S., 50 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e shtetases Z. S., në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast./ CNA.al





Lajmet e fundit nga