web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Adoleshentët në Korçë jashtë kontrollit/ Shkatërrojnë shkollën dhe kryejnë vjedhje

29 Prill 2022, 10:41, Kronika CNA

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. A., 18 vjeç dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë  dy shtetas të tjerë 16-vjeçarë, banues në Korçë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  tek Parku ?Rinia? kanë vjedhur baterinë e trenit të bashkisë, e cila posedohej nga shtetasi P. K.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale ?Përvetësimi i mallrave që rrjedhin nga vepra penale?, për shtetasen A. A., 54 vjeçe, banuese në Korçë, pasi rezulton se kjo shtetase ka blerë baterinë e vjedhur.

Gjithashtu filluan procedimin penal për veprën ?Shkatërrimi i pronës?, për dy 15-vjeçarë, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi mbrëmjen e datës 26.04.2022, këta shtetas kanë tentuar të hyjnë në brendësi të shkollës 9-vjeçare të fshatit Leshnicë, duke shkatërruar pjesën e jashtme të dritares së saj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga