web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U arrestua për shpërdorim detyre/ Lihet në “arrest shtëpie” ish-drejtori i burgut  

28 Prill 2022, 12:40, Aktualitet CNA

Gjykata ka dhënë vendimin ?arrest shtëpie?, për ish-drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika.

Ish-drejtori i burgut dyshohej se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyrë fiktive kartelat e karburantit.

Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se Zika nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi. Hetimi ndaj ish-drejtorit do të vijojnë në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës së parë në Shkodër, Izabela Radovani, ndërsa prokurore e çështjes ishte Shqiponja Milla./CNA.al

Arrestohet drejtori i burgut të Reçit





Lajmet e fundit nga