web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo vetëm Ramës/ Tony Blair i shkon në zyrë edhe Ahmetajt

19 Prill 2022, 12:47, Politikë CNA

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ahmetaj, i cili e quan Blair një mik të mirë, teksa ka publikuar edhe foto nga takimi.

?Me ish-Kryeministrin britanik dhe mikun e mirë Tony Blair?, shkruan Ahmetaj në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet se çfarë ka diskutuar zv.kryeministri në takimin kokë më kokë me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, ndërsa kujtojmë se mëngjesin e së sotmes Blair shkoi edhe në vilën qeveritare për kryeministrin Edi Rama.

Sakaq, ditën e sotme Rama mblodhi Grupin Parlamentar të PS-së, ku vendosën të mos shkarkojnë nga posti si deputet Orlando Rakipin dhe hodhën kandidaturat për Presidentin e ri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga