web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spahiu plas “bombën”/ 178 politikanë dhe pronarë të mediave në Shqipëri janë shpallur non-grata nga SHBA

15 Prill 2022, 08:33, Politikë CNA

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi dhe juristi i njohur shqiptar, Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë ?bombë?, teksa ka zbuluar për herë të parë se plot 178 politikanë dhe pronarë mediash nga Shqipëria, sipas tij, janë shpallur ?Non Grata? nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pjese të së cilëve siç thotë ai, vendimi iu është komunikuar privatisht.

?Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA 178 politikanëve dhe pronarëve të mediave. Sot asnjë pronar mediash të mëdha nuk udhëton dot në SHBA. Në mënyrë private ambasada amerikane i ka njoftuar personalisht politikanët dhe pronarët e mediave që janë të padëshiruar në SHBA. Ajo çfarë pritet është dallimi i publikimit nga mbajtja konfidenciale. SHBA do vazhdoj të publikoj shpalljet Non-Grata të atyre mediave dhe politikanëve që nuk e ndalin aktivitetin dhe propagandën anti-amerikane?-deklaroi Spahiu.

Gjatë një interviste për gazetën ?SOT?, ai ka folur në lidhje me rastet e fundit, të bëra publik, Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi të cilët u shpallën non-grata, nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

?Ka një dallim te dukshëm por që shqiptarët nuk e kanë lexuar si duhet. Sali Berishën e shpalli ?Non Grata? Departamenti i Shtetit, ndërsa Aqif Rakipin dhe Ylli Ndoqi nga Departamenti Thesarit, duke ju shpallur sekuestro të pasurive. Në thelb janë dy ministri të ndryshme. Le të themi për Sali Berishën nuk ka ende një vendim nga Departamenti Thesarit për sekuestrim pasurish apo llogarish bankare. Ky ishte detaj që mediat duhet ta analizonte dhe kërkonte sqarim.?-tha Spahiu.

I pyetur në këndvështrimin e tij si jurist, se çfarë pasojash ka një person i shpallur non grata, Spahiu tha se  ?Gjykoj që ka shumë pasoja politike, ligjore, sociale dhe morale. Shpallja ?Non Grata? është paradhoma e ndëshkimit dhe izolimit ndërkombëtar. Është e çuditshme që disa shqiptarë e interpretojnë ?Non Grata-n? vetëm si mos lejim udhëtimi në Amerikë. Janë totalisht dy masa të ndryshme.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga