web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama-Basha në një linjë”/ Ish ministri: Gabon rëndë, nëse mendon se do të largojë Berishën përmes SPAK

14 Prill 2022, 18:01, Politikë CNA

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj në Abc news ka komentuar deklaratat e bëra së fundi nga Basha dhe Rama ku kërkojnë që SPAK të hetojë Sali Berishën.

Sipas Mustafajt, deklaratat e Ramës dhe Bashës janë të së njëjtës linjë po nëse Basha mendon se do të mund të largojë Berishën duke i bërë presion me SPAK gabon rëndë.

?E ka thënë Edi Rama, janë në një linjë. Është një mënyrë për t?i bërë presion SPAK-ut. Gjithsesi nëse Basha mendon se mund të heqë Berishën nga politika përmes SPAK gabon rëndë. Unë shoh një përpjekje të madhe të Berishës për t?i bashkuar demokratët për të bashkuar partinë?, tha Mustafaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga