web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata kaotike në PD/ Juristi jep “recetën”: Ka vetëm një zgjidhje

15 Prill 2022, 08:57, Politikë CNA

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi dhe juristi i njohur shqiptar, Kreshnik Spahiu ka folur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike dhe lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke komentuar ambicien e ish-kryeministrit për t?u kthyer në krye të Partisë Demokratike dhe sulmet e akuzat e këtij të fundit në adresë të amerikanëve, juristi Spahiu tha në një intervistë për gazetën ?SOT?, se Sali Berisha përbën rrezik për projektet amerikane në Ballkan dhe Europë.

?Lëvizje e kalkuluar. Berisha nuk është larguar kurrë nga drejtimi i PD. Ai aty ka qenë gjithmonë.

Ai nuk u largua as në 2013. Ai planifikoj vendosjen e Bashës që ta largonte një ditë duke i faturuar humbjen dhe që vet Berisha te rikthehej si fitimtar dhe pa asnje përgjegjësi. Ky është Film, skenari i të ciilit lexohet thjesht nga çdo kush që nuk është i verbër apo injorant ne politike.

Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të ambasadores Yuri Kim. Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Ëothers, Alexandër Arvizu, Donald Lu, Yuri Kim. Qindra akuza ndaj ambasadorëve amerikanë dhe zero kundër ambasadorëve rus.

Sulme dhe shpifje të strukturuara. Intriga nga më të ndryshmet duke i akuzuar:

? të korruptuar

? guvernator të emëruar

? kineze

? komunistë

? sorosista

? Feministë

? duar të pista

Berisha kur akuzon amerikanët si të korruptuar nuk nxjerr asnjë provë, ndërsa kur ata e akuzojnë atë si të korruptuar i padit në Francë dhe u kërkon prova se ku bazohen që e quajnë familje e korruptuar. Dy standarde për të njëjtën akuzë.?-tha Kreshnik Spahiu.

Sa i takon situatës në PD, ai tha se ?Partia Demokratike duhet të shpallte shpërndarjen. Sa më shumë vonohet shkrirja e PD, aq më gjatë do kemi Ramën në pushtet. Unë kam bindjen që ?lufta? Berisha-Basha ishte lojë për t?i hedhur hi syve amerikanëve. Nuk ka asnjë shans që Lul Basha të kish kurajë ta flakte rrugëve Berishën dhe përdorte dhunë apo dyer të blinduara. Thjesht ka qenë skenar, që populli nuk e kupton.?

Sipas tij, zgjidhja e vetme është krijimi i një opozite të re.

?Shkrirja apo ndarja e PD dhe krijimi një opozite të re. PD ka 24 vjet që nuk kalon 51% në zgjedhje. Nëse kërkohet zgjedhje nga PD nuk do vij kurrë. Votat e PD janë të pamjaftueshme për rotacion. Duhet krijimi i një opozite të re, pjesë e së cilës në të ardhmen mund ta bashkohet edhe PD, por jo si lidere e opozitës sepse e ka humbur këtë rol.?-tha Spahiu./CNA.al

Spahiu plas ?bombën?/ 178 politikanë dhe pronarë të mediave në Shqipëri janë shpallur non-grata nga SHBA

Ilir Meta, në listën e zezë të SHBA?/ Zbulohen detajet, ?sfida? për Presidentin





Lajmet e fundit nga