web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk mbajti maskën/ Policia shoqëron kryeministrin Rama në Gjermani 

15 Prill 2022, 13:27, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama është ndaluar nga Policia në Gjermani.

Shkak është bërë mos mbajtja e maskës në kuadër të masave anti-Covid.

Kështu raporton media gjemane gjermane ?Spiegel.de?.

Sipas saj, policia Federale ka shoqëruar Ramën pas mosmarrëveshjes për mbajtjen e maskës kundër koronavirusit në avionin e Lufthansa?.

?Sipas pasagjerëve që ndodheshin në avion, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore të përshkruar nga rregullat e pandemisë Covid përpara nisjes së avionit nga Frankfurt në Detroit, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale?, shkruan ?Spiegel.de?./CNA.al





Lajmet e fundit nga