web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Legalizimi kanabisit/ Dom Gjergj Meta: Drogërat janë të gjitha të dëmshme! Pyetësori Ramës me probleme

12 Prill 2022, 20:38, Aktualitet CNA

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit në vend.

Dom Gjergj Meta ka theksuar se drogërat janë të dëmshme për njerëzit dhe Kisha Katolike e ka këtë qëndrim prej kohësh.

Ipeshkvi e ka quajtur pyetësorin e Ramës si të cunguar dhe se ka nuk shpjegon se si është arritur në këtë përfundim.

?Në vetëvete legalizimi i kanabasit dhe drograve në përgjithësi është një çështje mjaf e komplikuar në Shqipëri dhe në botë. Ka këndështrime të ndryshme por në përgjithësi Kisha Katolike ka ruajtur një linjë të tillë që drograt janë të gjitha të dëmshme. Nga të gjitha studimet, të gjithë atë që përdorin drogëra të rënda kanë kaluar nga kanabisi te këto drogëra dhe për fat të mirë është se jo të gjithë që kanë përdorur kanabisin kanë përfunduar te drogërat e rënda. Jo pa qëllim e kam përdorur edhe në shkrimin tim se kanabisi është si një ?kalë troje? për të kaluar te drogërat e rënda.

Ka një paqartësi në pyetësorin që unë nuk e kam parë këtë pyetësor për të kuptuar se në çfarë mënyre është bërë dhe çfarë do të thotë për përdorim mjekësor dhe jo mjekësor. Se kemi edhe rastin në Meksikë që është legalizuar kanabisi për reakriacion si dhe referendumin në Itali por mendimi është se drogërat janë të gjitha të dëmshme për njeriun?, tha ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga