web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 80 kg kokainë/ Arrestohen 11 persona në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

7 Prill 2022, 08:52, Kronika CNA

Autoritetet italiane kanë goditur një grup që merret me trafik droge në Torino. Sipas mediave italiane, janë arrestuar 11 persona me kombësi italiane, shqiptare dhe polake.

Bëhet me dije se policia ka sekuestruar mbi 80 kilogramë kokainë dhe më shumë se 7 kilogramë marijuanë në territorin italian në një vlerë totale prej 4.5 milionë euro e gjysmë.

Tetë korrierë që udhëtonin me makina të modifikuara posaçërisht në Slloveni u arrestuan në aktin e krimit. Hetimet janë kryer si në Itali ashtu edhe jashtë saj (Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani, Zvicër) në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare.

Në vazhdën e hetimeve u rikonstruktuan edhe rrugët e furnizimit me drogë: rruga e Atlantikut për kokainën dhe vendet e Ballkanit për marijuanën. Droga ishte menduar kryesisht për shitje në veri të Italisë, në territoret sllovene, holandeze, zvicerane dhe gjermane. Pika kthese në hetim ishte vrasja e kreut të dyshuar të organizatës kriminale në Ekuador më 22 janar për çështje të mundshme lidhur me trafikun e drogës./CNA.al





Lajmet e fundit nga