web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Dhuna “ulet këmbëkryq” në futbollin kosovar, gjyqtarit i shqyejnë fanellën dhe e zhveshin në kanatjere

4 Prill 2022, 18:07, Sport CNA

Dhuna duket se është ?ulur këmbëkryq? në futbollin kosovar së fundmi. Pas incidentit skandaloz, ku tifozët e Gjilanit dhunuan barbarisht portierin korçar të Ballkanit, Stivi Frashëri, një tjetër ngjarje sa e rëndë aq e turpshme, u regjistrua në kategorinë e tretë të Kosovës.

Bëhet fjalë për sfidën mes  Bashkimit dhe Besës së Prishtinës të zhvilluar në Rahovec. Gjyqtari kryesor i këtij takimi, u sulmua nga futbollistët dhe stafi teknik, madje dhuna shkoi deri në atë pikë sa arbitrit i hoqën fanellën, duke e zhveshur në kanatjere.

Edhe pse ia kishin shqyer fanellën gjyqtari nuk u tërhoq, teksa shihet në video, duke akorduar kartonë të kuq. Për më tepër shikoni pamjet:

 





Lajmet e fundit nga