web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Fitore spektakolare! Katër raunde për të mbrojtur titullin, Florian Marku hedh “knock-out” Jenkins

2 Prill 2022, 21:03, Sport CNA

Florian Marku siguroi  fitoren e tij të 11 në ringun profesionist ku nuk njeh humbje, duke mbrojtur brezin e IBF që e fitoi disa muaj më parë.

Ora 22:57 ? Breshëri grushtesh e Markut në fillimin e raundit të katërt dhe detyron gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij  nuk ishte më në gjendje të vazhdonte. KO për Markun dhe fitorja e 11.

Ora 22:55 ? Marku mbyll raundin e tretë në sulm, por me një të çarë në ballë pas një goditje me kokë të kundërshtarit.

Ora 22:50 ? Raundi i dytë sheh Markun në sulm, duke tentuar vazhdimisht goditjet në kokë ndaj kundërshtarit, i cili përqendrohet më shumë në goditjet në trup.

RAUNDI 1 ? Nis ndeshja mes Markut dhe Jenkins. Mbyllet raundi i parë. Lojtari kundërshtar mbrohet mirë.





Lajmet e fundit nga