web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Dinamo me një këmbë në Kategorinë e Parë, Egnatia fiton duelin direkt

2 Prill 2022, 16:47, Sport CNA

Egnatia ka fituar duelin e mbijetesës ndaj Dinamos, me rezultatin 0-2, në ndeshje e zhvilluar nga ?Elbasan Arena?.

Një fitore e rëndësishme për rrogozhinasit, që ngjiten në vendin e 7-të me 30 pikë.

Në krahun tjetër, për Dinamon bëhet çdo gjë edhe më e vështirë dhe kryeqytetasit tashmë duken me një këmbë në Kategorinë e Parë, pasi mbajnë vendin e parafundit me 23 pikë.

Në sfidën ndaj Dinamos, Egnatia iu fal dy golave të Ilirid Ademit në minutën e 44 dhe Pedro Augusto në minutat e fundit.

90? GOOOL Egnatia. Kundërsulm i shpejtë i Pedro Augustos, i cili sheh gjuajtjen e tij të parë të ndalet nga Harizaj, i cili kishte dalë jashtë zonës. Por tentativa e dytë e sulmuesit ndalet në rrjetë edhe pse në pozicion të prirët.

44? GOOOL Egnatia. Pas një goditje dënimi, topi harkohet në zonë për Ademin i cili me kokë dërgon sferën në rrjetë, 0-1.

 





Lajmet e fundit nga