web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Brojës dhe Southamptonit u “mjafton” 1 pikë, Eriksen turpëron Chelsea-n me Brentford

2 Prill 2022, 16:05, Sport CNA

Southampton nuk arriti më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e Leeds United. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh, por një goditje perfekte dënimi nga Ward-Prowse i dha barazimin shenjtorëve që u kthyen te pikët pas 3 ndeshjeve humbje. Armando Broja luajti plot 90 minuta pa arritur të shënojë gol, duke u zëvenduar më pas. Performanca e yllit shqiptar ishte pozitive.

Surpriza e madhe erdhi nga Londra. Blutë e Chelsea pësuan një disfatë të madhe me rezultatin 1-4 në shtëpinë e tyre, përballë Brentford. Të pestë golat u shënuan në pjesën e dytë. Djemtë e Tuchel shënuan të parët, por më pas erdhi përmbysja e madhe. Brentford ku luan Eriksen e tundi 4 herë rrjetën, me danezin që shënoi golin e dytë duke i dhënë avantazhin.





Lajmet e fundit nga