web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndihma ndaj biznesit të vogël/ Ahmetaj flet me shifra

31 Mars 2022, 11:52, Politikë CNA

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend është ndalur tek situate ekonomike dhe rritja e çmimeve.

Sipas tij, Qeveria ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset e vogla.

Po ashtu Ahmetaj theksoi se ekonomia është rritur me 8.5%, ndërsa akuzoi opozitën se mbështet oligarkët.

“Ca diskutohet për çmime të energjisë është 5-fish 6-fish, nuk zbret në tregun ndërkombëtar. Qeveria shqiptare ka vendosur 200 milionë dollarë që të mos rritet çmimi i energjisë një 80 milionë dollarësh është tashmë e atashuar, është dhe banka evropiane që ka një 80-she tjetër. Janë vënë në dispozicion, që qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve të vogla të mos i rritet çmimi. Është ulur mesatarja e energjisë eklektike në 2015 dhe i shpëtuam vjedhjet, ju e keni bërë kush e ka bërë. Statistika ngrihet mbi emocionin, statistika mbete statistikë. Për debati a duhet të hiqen taksat apo duhet të mbështeten qytetarët? Kam këtu një revistë konservatore.  Jeni kundër oligarkëve, por historia juaj tregon që ju e keni mbështetur oligarkinë. Thotë  për çdo një njësi takse të hequr qytetari në rastin më të mirë përfiton vetëm 70% të saj. Ca doni të bëni? Të hiqni taksat për të bërë çfarë? Lexojeni ja ku e keni, është studim, është revista e fundit e ?the Economcs? që bëni si shkencëtar të deformuar.  Nafta për fermerët, pra të vazhdojë, të mbillet, të korret, të përdoren mjete dhe fermerët mos ta ndjejnë çmimet. 14 milionë dollarë, është shtuar me 5 milionë të tjera. Akti normativ që ndryshon ngarkesën fiskale, po ju lexoj. Me ndryshimin e bërë në tatimin mbi të ardhurat janë 60,7% të punësuar që paguajnë 0%, 8.8% që paguajnë vetëm 0.7% tatim të pagës bruta.23 % e totalit që paguajnë nga 1.5-9% tatim mbi pagën bruto. Sot kanë dalë të dhënat e rritjes ekonomie mbi 8.5%, është me e larta në Ballkan”, tha Ahmetaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga