web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qeveria të heqë dorë nga dy taksa të naftës”/ LSI del me propozimin e radhës

31 Mars 2022, 09:00, Politikë CNA

Deputeti i LSI, Petrit Vasili  ka kërkuar që në rend ditës të shtohet edhe një akt normativ që lidhet me çmimin e naftës.

Vasili vijon të këmbëngulur që Qeveria të heqë dy taksa të naftës, por pa thënë se cilat.

?Qeveria të heqë dorë nga dy taksa të naftës. Çështja për të cilën po diskutojmë ka të bëjë me emergjencë. Ndërhyrja ligjore që po propozojmë trajton një emergjencë. Emergjencë ka qeveria me akt normativ. Unë s?po them jo, për t?i dalë përpara këtij keqinterpretimi kam kërkuar reflektim, kam marrë trajtimin logjik të saj.

Ne kemi këtu historia që janë bllokuar me ligje. Ka fakte se si është shkelur rregullorja. Nuk ka dy emergjenca. Qeverisë që i digjet barku për popullin dhe qeverisë që nuk i intereson. Ndaj janë institucionet shtetërore, për të trajtuar situatat?, ka thënë Vasili./CNA.al





Lajmet e fundit nga