web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Para krizës së llahtarshme të çmimeve”/ Bushati: Rama po mundohet të shkarkojë fabulën se ndan lekët me 5 njerëz

30 Mars 2022, 19:07, Aktualitet CNA

Për analistin, Andi Bushati, Shqipëria është një vend oligarkik. Sipas tij janë 4-5 biznesmenë që vendin mbi politikat për biznesin në vend.

Bushati tha se nuk është e rastësishme që kryeministri Rama i rikthehet kësaj çështje pasi sipas tij e bën këtë sa herë ka një krizë.

?Rama sa herë e ndjen që ka një krizë sociale dhe ne sot jemi në pragun e një krize sociale. Shtetit shqiptar sot ka shpenzuar 400 mijë euro për të blerë energji pasi e ka Fierzën bosh. Jemi para krizës së llahtarshme të çmimeve. Rama po mundohet të shkarkojë fabulën se ndan lekët me 5 njerëz?, tha Bushati.

Analisti shprehet se e gjitha është një propagandë nga kreu i qeverisë pasi besimi popullor i krijuar se paratë e shqiptarëve shkojnë tek një grusht njerëzish është i vërtetë.

Baton Haxhiu mbështet idenë se Shqipëria nuk ka oligarkë, por biznesmenë të pasur. Sipas tij qeveria shqiptare nuk imponohet nga këta biznesmenë.

Sipas tij me logjikën e pasurisë, i vetmi oligark në vend është kryeministri Edi Rama pasi menaxhon buxhetin e gjithë vendit.

?Nuk njoh asnjë prej biznesmenëve, se unë nuk i quajë oligarkë, që ka ndjesi oligarku. Oligarku duhet të jetë i zgjuar, i shkolluar?, tha Haxhiu.

Nga ana tjetër, analisti shtoi se ka një tentativë të disa prej biznesmenëve të pasur për t?u kthyer në oligarkë./euoronews

 





Lajmet e fundit nga