Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
CNA.al, ka publikuar pak ditë më parë një studim shkencor kryer nga një grup multidisiplinar, me profesorë shqiptarë dhe të huaj, ku bëhen profilizime psikologjike për 10 politikanë me impakt publik.
Pjesë e këtij raporti është dhe ish kryetari i PD, Lulzim Basha, ?lexuar? nga ekspertë të psiko-analizës.
Studimi nxjerr në pah 17 pika me simptomatikat individuale të profilit politik të Lulzim Bashës. Duke shkuar më tej, CNA.al i është drejtuar ekspertëve shqiptarë, duke u bazuar tek analizimi i sjelljeve konkrete në situatat aktuale.
Studiuesi, politologu dhe sociolog i njohur, Mjeshtër i MADH, Gëzim Tushi, i ka bërë një analizë të plotë, personalitetit politik, psikologjisë, qëndrimit dhe komportimit publik dhe politik të Lulzim Bashës.
Për sociolgun Gëzim Tushi, Basha është inkorporuar në politikë me ?nxitim?, ndoshta para kohe dhe pse jo, në mënyrë disi artificiale. Nuk është rasti i vetëm. Në historinë politike shqiptare ka patur edhe raste të ngjajshme analoge të futjes në ?teatrin politik? pa e mësuar më parë dhe në mënyrë të mjaftueshme deontologjinë dhe ?artin? e bërjes së politikës. Kjo është njëra nga arsyet që politika për Bashën ?shkoi keq?. Duke mos patur identitetin e duhur dhe duke mos luajtur si duhet ?rolin?, Basha ka shfaqur një kakofoni brenda personalitetit të tij, që e rrënoi politikisht dhe me disa sjellje e qëndrime ambiguide u dëmtua edhe moralisht.
Sipas Tushit, Basha ka synuar që në fillim të bëhet një alterego e Sali Berishës, por kjo përpjekje për tu bërë një i ngjashëm i ?babait të tij politik? nuk funksionoi. Imitimet në politikë nuk janë gjithnjë të sukseshme.
Por Basha nuk arriti të realizonte ëndrrën e vet për të qënë lider dhe pjesë e elitës politike omnipotente sepse përgjithësisht është shfaqur herë i pavendosur, me integritet politik të lëkundur, dhe një politikan shumë shpesh i dyzuar. Kohët e fundit reagimet e opinionit publik u bënë më radikale në vlerësimin e personalitetit politik të Bashës, sepse në disa deklarata ai ishte më shumë emocional sesa arsyetues. Madje në ditët e fundit i mungoi edhe vështrimi kritik për veten, duke mos pranuar asnjëherë dështimet e tij.
Ndërkaq, dëshira e tij për të mbajtur ?pushtetin? brenda PD-së dhe blindimi i selisë, sipas Tushit do të mbetet në histori. Është një rast ?sui generist? në historinë e politikës botërore që tregon se deri në çfarë marrëzirash mund të arrijnë politikanët. Ky gjest krejt alogjik, ishte fatal për Bashën, pasi zgjeroi zëmërimin dhe urrejtjen ndaj tij.
Intervista e plotë:
Bashën e kemi dëgjuar shpesh të atikulojë fraza ?lufta jonë sapo ka filluar?, ?nuk kam humbur asnjë betejë?, etj, pra shpall fitore kur humbet.
Çfarë tregon kjo për një individ i cili refuzon të pranojë përgjegjësinë e tij, ose thënë më thjesht, kërkon ta bëjë ?të zezën të bardhë??
Psikologjia dhe qëndrimi politik i Lulzim Bashës në një farë mënyrë është shprehje sinjifikative e zakonshme e atyre që inkorporohen në politikë në mënyrë artificiale.Janë ata politikanë që përpiqen ta mësojnënotin/artin e politikës pa u futur në ujë.
Në këtë kontekst, përgjegjësia e parë për qëndrimet e Bashës është e lidhur me atin e tij adoptiv, me atë që e solli Lul Bashën në politikë. Koha tregoi që e kishte të pamjaftueshme staturën personale, formimin politik, karizmën të cilën e ka pasur të dobët. Po kështu edhe gjestikulacionet gjatë fushatave elektorale nuk kanë qënë mbushamendëse. As stil tradicional as model elektoral amerikan.
Ideja për të mbrojur rolin e liderit të opozitës ai nuk mundi ta realizojë. Madje as dialogët me kundërshtarët, për arsye se u tregua një politikan jo shumë i vendosur, por me staturën e një politikani ?fluger?. Kjo ka qënë arsyeja pse në eterin politik qarkulloi ideja dhe në një farë mënyre, herë pas here shumë njerëz (militant të PD-së dhe jo vetëm) kanë pasur dyshim për një ?lojë të dyfishtë? që ai mund të ketë bërë për arsye politike mbase, apo për qëllime të karrierës personale. Një skepticizëm politik me pasoja për elektoratin e djathtë, që gjithashtu kanë pasur dyshime në ngarkesën e tij të angazhimit prej vërteti për të luajtur rolin e liderit të opozitës.
Pra në një farë mënyre, sipas gjykimit tim, në pamje të jashtme është krijuar ideja se ai më shumë ka qenë në ?territorin e Markiavielit?, që ka synuar të bëjë një politikë më shumë për interesa e tij politike dhe karrierën personale. Kjo sjellje ka dëmtuar rëndë opozitën dhe ekuilibret e brendëshme të demokracisë. Basha jo se nuk e ka kuptuar, por nuk mundi të realizojë idenë, që roli opozitës në një sitem pluralist dhe demokratik është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Opozita nuk merr pjesë në qeveri, por opozita merr pjesë në qeverisjen e vendit dhe ka përgjegjësi për cilësinë e qeverisjes së vendit.
Basha me gjithë dëshirën e madhe për të bërë një politikë dinamike, e çoi opozitën në një ?pikë të vdekur?. Në një farë mënyre largimi i tij nga kreu PD-së ishte plotësisht i justifikuar. Sepse në fund të fundit opozita është me të vërtetë një sfidë kombëtare dhe nuk është biznes. Është një mision të cilin Basha nuk e ruajti dot dhe natyrisht humbi politikisht.
Një nga veprimet e fundit të Lulzim Bashës që po komentohet gjerësisht, është dhe ?fortifikimi?, i selisë së PD me dyer të blinduara, hekura në mure, kamera të fshehta në ambjentet e jashtme. Çfarë mund të shtyjë një lider në këtë rast të kërkojë kaq shumë siguri?
Kjo ngjarje do mbetet në hi
stori. Blindimi i selisë demokratike dhe kthimi i saj në kështjellë të padeportueshme nga militantët e saj, do të jetë një rast ?sui generist? në historinë e politikës, për të treguar se çfarë marrëzirash mund të bëjnë politikanët kur duan ?të mbrohen? nga e keqja.
Sepse justifikimi i Bashës ishte pikërisht që donte të bënte këtë fortifikim irracional, të pallogjikshëm për të garantuar selinë e tij. Në këtë pikëpamje nuk u tregua as i zgjuar e ?finok? por as i kujdesshëm, por ky akt mbetet një budallallëk shumë i madh që plotësoi kornizën e ?dështakut politik?.
Kjo gjë është e pakonceptueshme, jo vetëm politikisht që nuk ka ndodhur, por s?ka ndodhur as në vendet e tjera që lideri politikës të mbrohet nga militantët e tij në këtë mënyrë, duke bunkerizuar selinë bashkë me një ekip të caktuar brenda saj, për tu mbrojur pikërisht prej tyre.
Gjestikulacioni i Bashës, si mund ta analizojmë në syrin e një eksperti?
Në përgjithësi, kulturalisht dhe politikisht ai ka qenë i sipërfaqshëm, nuk ka qenë mbushamendës në mënyrën si artikulonte fjalët, si i argumentonte idetë e tij. Nuk ka qenë shumë stabil. Ju e dini që herë pas herë ai kishte fluktuacione. Basha ka pasur gjithmonë një dilemë ekzistenciale si politikan, midis asaj që thotë dhe premton dhe asaj që bën në të vërtetë. Një distancë aspak dinjitoze. Ai mendonte ndryshe nga çfarë thonte dhe bënte ndryshe nga çfarë mendonte. Kjo kakofoni politike brenda personalitetit të tij e rrënoi atë, ja humbi si të thuash identitetin, personalitetin, qëndrueshmërinë dhe vlerësimin tek njerëzit e tij.
Pra në këtë pikpamje, kulti i personalitetit të tij, jo vetëm që nuk u pompua siç ai mendonte për tu bërë një alterego e Sali Berishës, një i ngjajshëm i tij, përkundrazi ky personalitet u rrënua në mënyrë të frikshme. Herë pas here edhe njerëzit bënë një farë humori me batutat dhe frazat e tij, por ky humor ka qenë gjithmonë një humor i zymtë sepse ka qenë në kurriz të opozitës, të politikës shqiptare dhe stabiliteti politik të Shqipërisë.
Ndërkaq, përsa i përket anës së jashtme të sjelljes së tij në kuptimin antropologjik mënyra se si komportoheshe Basha, gjuha e trupit në përgjithësi, paraqitja e jashtme e tij ato janëçështje të individualitetit të vet.
Por është e vërtetë që gjestikulacionet e tij, herë pas here nuk kanë qenë koherente me veprimin, kanë qenë të sforcuara. Edhe kur ka dashur të të bëjë të ?egrin?, dhe kur ka dashur të bëjë të ?fortin? dhe kur i ka rënë tavolinës me grusht, apo kur ka buzëqeshur, gjithmonë kjo opozitë antropologjike e tij, kjo pamje e jashtme e tij nuk ka qenë asnjëherë me impakt thelbësore.
Më lejoni ta theksoj, për politikanin është shumë e rëndësishme uniteti pamjes me thelbin. Kjo dikotomi midis shfaqes dhe thelbit tek Basha ka qenë e frakturuar. Sepse kini parasysh që për politikanin nuk ka rëndësi vetëm fjala por fjala duhet të jetë e bashkuar me gjuhën e trupit.
Politikani është dhe një lloj aktori që di të përdorë me sens mase gjestin, fjalën, grushtin, ecjen, të gjitha këto duhet të krijojnë një koherencë, një unitet për të krijuar një figurë personale të tij. Madje unë po them që ka raste, kur liderë të caktuar përpiqen të imitojnë, edhe Basha në ndonjë rast u përpoq të imitonte atin e tij shpirtëror, ose ?babain adoptiv?, por në një farë mënyre imitimet e tij kanë qenë jo adekuate, të cilat e kanë vënë atë në pozitën e një imitatori të dobët.
Kjo ka bërë që dialogu i Bashës në përgjithësi, qoftë në përmbajtje, qoftë në formë, në mënyrën e arsyetimit dhe gjestikulimit, ka qenë me shumë të meta, dhe besoj që ai dhe vetë e ka kuptuar që statura e tij tërësore për të marrë pjesë seriozisht në spektaklin politik të cilin e kishte marrë përsipër, ka qenë e pamjaftueshme.
Në këtë pikpamje kam përshtypjen që ato e mbanin atë të distancuar nga problemet e vërteta, nga ajo që kishte thelbësore. Në vend që të ishte një aktor apo lider politik me ndikim dhe peshë, ai u kthye në një figurë periferike të politikës shqiptare. Lul Bashës në këtë kontekst i mungoi vështrimi kritik për veten e tij dhe unë se di se çfarë lloj politikani mund të jetë ai që nuk mban qëndrim kritik ndaj vetës së tij, të njohi ato gabime, ato difekte e mangësi.
Nga ana tjetër Basha është dhe një ndër politikanët më të kuruar, duket sikur ?lufton? ti ikë viteve?
Unë nuk jam kundër politikanit të kuruar, sepse në fund të fundit është një figurë poblike dhe doemos ai e ka të nevojshme që të ketë jo vetëm një staturë intelektuale politike, morale dhe sociale. Jo vetëm që duhet të ketë një autoritet publik padiskutim, jo vetëm që duhet të jetë ?dikushi? që merr rolin e liderit publik për të udhëhequr, por edhe pjesa që ka të bëjë me paraqitjen estetike, mënyrën si vishet, janë komponentë të rëndësishëm.
Në kushtet e politikës moderne, nuk mendoj se vlerësohet nga qytetarët qënja, ky thjeshtëzimi ose pajtimi semplist i pamjes së jashtme, i tipit babaxhan, i tipit popullor, të thjeshtë, i tipit anarkist, i tipit të pakuruar.
Ky model i politikanit ka qenë në shekullin e kaluar në përgjithësi, i modelit të politikanëve komunistë të cilët nuk e vlerësonin shumë për të qenë me idenë sa më afër masave.
Por nga ana tjetër, poltikanët që bëhen ?të sëmurë? pas pamjes së jashtme, që merren vetëm me kurimin e saj, kam përshtypjen që këto figura të politikanit të tillë mua më kujtojnë më shumë këta djemtë e rinj, këta metroseksualët që bëjnë gjëra që nganjëherë ngjajnë dhe femërore. Unë nuk jam kundra, natyrisht jam për korrigjimin e defekteve, por kam përshtypjen që mashkulli hyn me kujdes në disa territore sidomos kur është politikan. Ju duhet ta dini që optika e qytetarit, observatori qytetarit, është jashtëzakonisht i kujdesshëm ndaj politikanëve.
Qytetarët shikojnë çdo gjë tek politkani, që nga mënyra si ecen, nga kostumi, nga ora që mban, nga flokët si i rregullon, mënyra si e përdor garderobën e tij. Këto mund të duken si element të jashtëm dhe në fakt të jashtëm janë, nuk kanë të bëjnë me thelbin. Por në fund të fundit, edhe një herë po e theksoj që ajo që shfaqet në pamje të jashtme edhe është edhe nuk është thelbësore. Dhe po të vini re, në përgjithësi në politikën shqiptare ndjenja e estetizmit narcistik po bëhet qëllim në vetvete, thelbësor. Pra ka politikanë formalistë që më shumë merren dhe i kushtojnë rëndësi dukjes se sa thelbit të të bërit politikë. Këta politikanë janë të dështuar.
Më lejoni të theksoj diçka, unë e kam shumë qef batutën fenomenale të kancelares Merkel, kur gazetarët i thanë ?pse gjithmonë me këtë model veshjeje, me të njëjtën xhaketë dhe formë pantallonash??, dhe kancelarja Merkel, kjo grua e madhe e shekullit, udhëheqësja legjendare e Gjermanisë moderne tha: ?Mua populli gjerman më ka zgjedhur për kancelare dhe nuk më ka zgjedhur për playboy, për të bërë sfilatë.?/E.T-CNA.al
Studimi i ekspertëve të psiko-analizës/ Dyshimet tronditëse mbi sjelljen e Lulzim Bashës
Studimi-Kush është Lulzim Basha/ Psiko-analiza e ekspertëve në 17 pika
Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit pasi Prokuroria...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha paralajmëruar se nëse do ...
Alqi Bllako nuk është munduar të fsheh aspak njohjen e tij m...
Autoriteti Portual Durrës, njofton pezullimin e përkohshëm t...
Ka nisur protesta e shoqërisë civile para SPAK. Avokati Goxh...
Aktori Florjan Binaj ka bërë me dije se pas 18 vitesh karrie...
Për herë të parë dy shtetet shqipfolëse do të jenë pjesë e n...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me aferën e incen...
Kryeministri Edi Rama në një takim me eksportues dhe importu...
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, në një konfe...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me importues dhe eksport...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka bërë një analizë në lidhje...
Të tjera skandale kanë dalë në dritë nga rrjeti i njerëzve t...
Ndjekja dhe arrestimi i të shumëkërkuarit nga policia Nuredi...
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në pje...
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano në...
Drejtori I përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka...
Nesër do të zhvillohet një protestë para Strukturës së Posaç...
Një incident ndodhi sot në protestën o organizuar kundër rri...
Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar vendimin e SPAK për Al...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...