LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Sa ka kushtuar blindimi i selisë së PD-së/ Zbulohet shifra marramendëse

27 Mars 2022, 13:08, Denoncim CNA

Blindimi i selisë së PD-së, vendosja e dyerve të blinduara ka kushtuar as më pak dhe as më shumë por rreth 12 mijë euro.

Një çmenduri kjo e Lulzim Bashës, për ta kthyer selinë në bunker.

Vetëm njëra nga dyert kryesore ka pasur një peshë rreth 350 kg.

Për të bunkerizuar shtëpinë e demokratëve janë përdorur disa ton profilesh hekuri dhe llamarine.

Sot, që po hiqet blindimi, duket mjaft qartë se gjithçka në selinë e PD-së kishte marrë formën e një bunkeri si në kohën e luftës.

Megjithëse Gazment Bardhi deklaronte, se po bëheshin punime e lyerje, në fakt nuk kishte as punime as lyerje por ka pasur blindim dhe një bunkerizim të selisë, siç është raportuar në media.

Fatura ka shkuar gati 15 mijë euro, pa llogaritur këtu kamerat shtesë me rezulucion të lartë.

Dhjetra kamera me rezolucion të lartë kushton 2 mijë euro copa.

I gjithë bunkerizimi në total, duke nisur nga fortifikimi dhe vëzhgimi shkon në 40 mijë euro.

CNA.al mëson se blindimi është kryer nga një kompani italiane.

Sot që se selia e PD-së po zbrazet nga tone të tëra hekuri dhe llamarine, janë edhe 30 mijë euro, që po hiqen bashkë me ta./CNA.al

Lajmet e fundit nga