E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Lulzim Basha, i friksuar dhe i kapur në panik të madh, ka shpenzuar rreth 40 mijë euro për blindimin e selisë së PD-së me dyer hekuri dhe kamera të rezolucionit të lartë në çdo cep të selisë.
CNA.al, mësoi se Basha ishte thjesht realizuesi i blindimit të PD-së, pasi ideatori ishte ish deputeti Xhemal Gjunkshi.
Më poshtë, po sjellim të zbardhur pasurinë e ideatorit të blindimit të selisë blu.
Gjunkshi, pranë ILDKPI në vitin 2007 deklaron se disponon një apartament banimi 2+1, me sipërfaqe 122 metra katrorë me vlerën 35 milion lekë të vjetra. Për blerjen e këtij apartamenti, ai ka deklaruar se ka marrë kredi të butë tek banka e kursimeve për 25 vjet. Pra kësti i kredisë i fillonte nga 30 dhjetor 2003 deri në vitin 2026.
Ish deputeti deklaronte se dispononte edhe një automjet tip Mercedez Benz CDI 220, prodhim i vitit 2003, i paçdoganuar me vlerë 10 mijë euro.
Ndërsa të ardhurat që deklaronte, ishin paga si kolonel me vlerën 892.728 lekë dhe kursimet nga pagat në një bankë të nivelit të dytë, që kapnin vlerën e 300.000 lekë.
Gjunkshi ka bërë pasqyrimin e pasurisë së tij edhe një vit më vonë, në 2008-tën, ku ai ka shtuar të ardhurat nga bashkëshorja si punonjëse e Bashkisë së Tiranës me vlerën 66.854 lekë.
Ndërkohë që pasuria e ish deputetit demokrat mori një ndryshim në vitin 2011, ku ai deklaronte krijimin e një llogarie bankare, me vlerë 1.370.270 lekë.
Ai gjithashtu deklaronte se kishte 5% aksione në kompaninë SHPK Mutafci-Dragon, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij.
Në vitin 2012, kur Gjunkshi vijonte të ishte shef i shtabit të përgjithshëm në Forcat e Armatosura, deklaronte një llogari bankare rrjedhëse të pagave me vlerën 2.463.919.17 lekë.
Fati i buzëqeshi në vitin 2017, kur edhe u bë deputet i PD. Përveç pasurive të sipërdeklaruara, Gjunkshit i shtohet në këtë vit një shtëpi private në Peshkopi, për të cilën deklaron se e ka dhuratë nga babai i tij. Si kursime familjare në një bankë të nivelit të dytë, ai deklaron shumën prej 205.253..42 lekë dhe gjendje cash në shtëpi 1.500.000 lekë. Ai gjithashtu deklaronte edhe të ardhura 230.400 lekë nga pensioni i parakohshëm si ushtarak, si dhe pagën si deputet me vlerën 703.126 lekë.
Në vitin 2018, Gjunkshi deklaron pranë ILDKPI një llogari rrjedhëse page me vlerë 819.456 lekë, MC Revolving VIP me një gjendje prej 2500 euro deri në 31.12.2018, llogari rrjedhëse arkëtuar nga Ministria e Mbrojtjes, ekzekutim i vendimit gjyqësor me vlerën 1.347.479 lekë, si dhe një tjetër llogari, e cila ka vlerën 11.744 lekë, të cilat janë shtuar nga interesat bankare.
Pasuria e Xhemal Gjunkshit:
Viti 2007
Apartament banimi 2+1, sipërfaqe 122 metra katrorë me vlerën 35 milion lekë të vjetra.
Makinë Mercedes Benz CDI 220, prodhim i vitit 2003, i paçdoganuar me vlerë 10 mijë euro.
Paga si kolonel me vlerën 892.728 lekë.
Kursimet nga pagat 300.000 lekë.
Viti 2011
Krijimi i një llogarie bankare, me vlerë 1.370.270 lekë.
5% aksione në kompaninë SHPK Mutafci-Dragon.
Viti 2012
Llogari bankare rrjedhëse të pagave me vlerën 2.463.919.17 lekë.
Viti 2017
Një shtëpi private në Peshkopi.
205.253..42 lekë kursime familjare
Gjendje cash në shtëpi 1.500.000 lekë.
Të ardhura 230.400 lekë nga pensioni i parakohshëm si ushtarak.
Paga si deputet me vlerën 703.126 lekë.
Viti 2018
Llogari rrjedhëse page me vlerë 819.456 lekë.
MC Revolving VIP me një gjendje prej 2500 euro.
Llogari rrjedhëse arkëtuar nga Ministria e Mbrojtjes, ekzekutim i vendimit gjyqësor me vlerën 1.347.479 lekë.
Llogari bankare, 11.744 lekë, të cilat janë shtuar nga interesat bankare./E.K-CNA.al
Deputeti demokrat dhe njëherësh anëtari i Komisiont të Rithe...
Një grup multidisiplinar, me profesorë shqiptarë dhe të huaj...
Çmenduritë e Lulzim Bashës në selinë e PD nuk kanë fund. Pas...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rr...
Pas vendimit të gjykatës, që legjitimoi Kuvendin e 11 dhjeto...
Vijon çmontimi i dyerve të blinduara të vendosura nga Lulzim...
“Misioni ynë është të bindim çdo njeri me të vertetat”.Kësht...
Kriza ekonomike ka mbërthyer vendin, varfëria sa vjen dhe sh...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë disa ndryshime nëkabine...
Ish kryeministri Sali Berisha, pas Foltores në Tepelenë, po ...
Kryetari i shkarkuar dhe më pas i dorëhequr i Partisë Demokr...
Gazment Bardhi i njohur ndryshe si avokati i “bravave”, ka r...
Ish kryeministri, Sali Berisha, nga Foltorja në Tepelenë ësh...
Nga Tepelena, ish kryeministri Saki Berisha ka paralajmëruar...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka garantuar të gjithë ata që...
Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila po heton aferën e...
“Koha na thërret në betejë, për të mbrojtur të drejtat e shq...
Ish kryeministri Sali Berisha nga Tepelena ku po zhvillon fo...
Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon Foltoren e radhës ...
Shqipëria është mundur më shifrat 2-1 nga Spanja në Barcelon...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...