web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hajduti ngopet, spekulanti asnjëherë”/ Ish-ministri nxjerr “zbuluar” Ramën: Çmimet nuk i rriti lufta

22 Mars 2022, 08:17, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën ekonomike në vend, i ka dhënë një ?shuplakë? të fortë kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Rama, takson punën dhe konsumin në nivele të larta dhe bën shoë me luftën na Ukrainë, tamam si spekulantët matrapazë kur gjejnë arsye për të rritur çmimet.

Sipas Manjanit, çmimet nuk I ka rritur lufta, por taksat e reja që ka vendosur Qeveria.

?Unë nuk e di nëse Edi Rama është apo jo hajdut. Nuk kam fakte, ndaj nuk e akuzoj dot.

Por politikisht ai është spekulant. Vendos çmimet në treg si komunist. Takson punën dhe konsumin në nivele të larta dhe bën shoë me luftën na Ukrainë, tamam si spekulantët matrapazë kur gjejnë arsye për të rritur çmimet.

Çmimet e konsumit nuk na i rriti lufta, por taksat e reja që ka vënë qeveria.

Në këto kushte më mirë të kishim Kryeministër një hajdut, sesa një spekulant, që vetëm mashtron popullin e vet teksa i boshatis xhepat.

Një hajdut edhe ngopet një ditë, por spekulanti asnjëherë?

Në fund të fundit ç?rëndësi ka është apo jo hajdut Ai që qeveris, kur lekët ikin nga xhepi i njerëzve?!?-shkruan Ylli Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga