web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nga politikan në komedian”/ Hoxha i sugjeron Bashës kurs Joga, ja kush duhet ta drejtojë PD

20 Mars 2022, 16:34, Politikë CNA

Sekretari i FRPD, Indrit Hoxha  ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit, për të cilat tha se nuk ishin normale për opozitën e cila ishte e përçarë.

I ftuar në një dalje televizive, ai tha se Berisha garoi në zgjedhje pa një seli, pa administratë dhe pa fonde, duke vërtetuar mbështetjen e demokratëve të cilët kërkojnë ndryshim.

“Shkonim të përçarë, godinë dhe logo e konfiskuar. I pari që vuri kapitalin e tij politik ishte Sali Berisha për të provuar dhe votën ndaj tij. Një rezultat 33 për qind e votave. Berisha me një lëvizje brenda 5 muajve u fut në një palë zgjedhje që s’kishte as logo, as seli, as administratë, presion nga Ambasada Amerikane.

Rezultati tashmë është shumë i qartë. U arrit se vendi ka nevojë për opozitë, besim dhe shpresë të cilën Basha nuk e jep dot tek elekotrati opozitar. Tashmë jemi në një proces riorganizimi. PD është e hapur për secilin kontributor. Pavarësisht qendrimeve që kanë patur, pro apo kundër 11 dhjetorit çdo njeri ka aksionet e tij në Partinë Demokratike.?-tha Hoxha.

Më tej Hoxha shtoi se Basha ka bunkerizuar PD-në, dhe po mban peng partinë dhe logon e kësaj partie.

?Del dhe thotë po reflekton, ka filluar ndonjë kurs Joga? Bota ka treguar se kanë dalë komedianët në politikanë, ndërsa me Bashën një politikan po kthehet në komedian. Sa i përket grupit parlamentar të PD, duhet të jetë i unifikuar se janë votuar nga demokratët dhe opozitarët për t?ju shërbyer qytetarëve. Gjeja më e rëndësishme është të jenë të unifikuar përballë qeverisë.?-tha Hoxha.

Sakaq, Hoxha theksoi se Lulzim Basha mund të futet në garë për kryetar të PD ndërsa shtoi se do të ishte shumë e mirë për Partinë Demokratike që të dalë një lider të mundë Sali Berishën.

?Për sa kohë që ai merr vota dhe besohet nga brenda strukturave, padiskutim që Berisha duhet të ridrejtojë PD-në.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga