web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Më shumë se 3 milion persona janë larguar nga Ukraina/ Lufta shkakton krizë refugjatësh në Europë

15 Mars 2022, 15:30, Kosova & Bota CNA

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se që nga nisja e sulmeve ruse, më shumë se tre milionë persona janë larguar nga Ukraina. OKB sqaroi se prej tyre, 157.000 persona kanë qenë shtetas të huaj.

Deri tani, Polonia është vendi i parë për pranimin e numrit më të madh të refugjatëve nga Ukraina. Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), që nga e diela më shumë se 1.7 milionë njerëz mbërritën nga Ukraina në Poloni./ CNA.al





Lajmet e fundit nga