web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në transmetim Live/ Gazetarja ruse fajëson Putinin për agresionin në Ukrainë

15 Mars 2022, 07:40, Kosova & Bota CNA

Marina Ovsyannikova, ish-gazetare në televizionin Channel One, ku ajo protestoi kundër luftës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, duke dalë me një pankartë prapa moderatores së këtij kanali të kontrolluar nga Kremlini, para se të ndërmerrte këtë aksion, bëri një video-xhirim, në të cilin ajo për luftën në Ukrainë fajësoi Presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Mbishkrimi  në gjuhën angleze dhe atë ruse? shkruante: “Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu?.

Televizioni e ka larguar shpejt nga ekrani, duke transmetuar një material tjetër.

?Ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është krim, e Rusia është agresori. Përgjegjësinë për agresionin duhet ta merr vetëm një person, e ai person është Vladimir Putin. Babai im është ukrainas, nëna ruse , ata kurrë nuk ishin armiq. Kjo qafore është simbol i faktit që Rusia duhet të ndalë këtë luftë dhe popujt tonë të jenë në gjendje sërish të ribashkohen?, tha Ovsyannikova.

?Për fat të keq, viteve të fundit kam punuar në Channel One. Kam bërë propagandën e Kremlinit dhe ndihem e turpëruar për këtë, që kam lejuar të gënjej njerëzit përmes ekranit televiziv, dhe kam lejuar që populli rus të bëhet ?zombie?. Nuk e kemi thënë as edhe një fjalë në vitin 2014 kur gjithçka filloi. Nuk protestuam kur Kremlini helmoi Navalnyn. Kemi vëzhguar në heshtje këtë regjim jo human. Tani e tërë bota është kthyer kundër nesh?, ka shtuar gazetarja ruse.

Kjo shenjë proteste e pazakonshme ka ndodhur në ditën e 19-të të luftës, e cila ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën ?operacion special ushtarak?.

Televizioni shtetëror është burimi i vetëm i lajmeve për miliona rusë.

Ai mbështet linjën e Kremlinit, sipas të cilit Rusia është detyruar të veprojë në Ukrainë për ta çmilitarizuar këtë shtet dhe për ta denazifikuar, si dhe për të mbrojtur rusisht-folësit nga ?gjenocidi?.

Ukraina dhe pjesa më e madhe e botës kanë dënuar këtë pretendim, duke e konsideruar pretekst të rremë për pushtim të një vendi demokratik.

Agjencia e lajmeve, TASS, ka thënë se ajo mund të përballet me akuza për shkelje të ligjit kundër diskreditimit të forcave të armatosura.

Ky ligj, i cili është miratuar më 14 mars, dënon shkeljet e lidhura me diskreditim të forcave të armatosura në deri 15 vjet burgim.

Gati 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës tre javë më parë, shkruan Rel.

Putin ka urdhëruar ?operacion special? për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./CNA.al





Lajmet e fundit nga