SHBA paralajmëron Kinën për pasoja nëse ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet
Shtetet e Bashkuara po paralajmërojnë Pekinin se do të përba...
Gjermania ka në plan të blejë rreth 35 avionë luftarakë amerikanë të modelit F-35 dhe 15 avionë të tipit Eurofighter, tha të hënën një burim i parlamentit gjerman. Vendimi i Berlinit është pjesë e një përpjekjeje të madhe për të modernizuar forcat e armatosura në përgjigje të ndërhyrjes ruse në Ukrainë.
Avionët luftarakë të modelit F-35, të prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, do të ndihmonin në zëvendësimin e flotës disa dhjetëra-vjeçare gjermane të avionëve të modelit Tornado, sipas njoftimit të shtypit të konfirmuara nga burimi.
Avionët e modelit Tornado janë aeroplanët e vetëm luftarakë që kanë aftësi të mbajnë bomba bërthamore amerikane të stacionuara në gjermani dhe që janë pjesë thelbësore e NATO-s për parandalimin e konfliktit.
Avionët amerikanë F-35 konsiderohen si aeroplanët luftarakë më modernë në botë. Forma dhe shtresa e tyre e jashtme tejet unike e bën shumë të vështirë zbulimin e tyre nga radarët e armikut.
Avionët e tjerë të modelit Eurofighter, që Gjermania planifikon të blejë, të ndërtuar nga një grup ku përfshihet edhe korporata evropiane Airbus, njoftohet se do të përdoren për operacione të tjera, përfshirë luftën elektronike dhe misionet e shoqërimit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua muajin e kaluar të investojë 112 miliardë dollarë në ushtrinë e vendit që nuk është financuar sa duhet për vite me radhë.
Rritja e shpenzimeve shënon një ndryshim të madh për ekonominë më të madhe të Evropës, duke ndryshuar politikën e saj për një profil sa më të ulët ushtarak, pjesërisht nga ndjesia e fajit nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore.
Pas vite kritikash, se Gjermania nuk po mbante një barrë të mjaftueshme financiare në aleancën ushtarake të NATO-s, Kancelari Scholz gjithashtu u zotua të shpenzonte në vit më shumë se 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, duke tejkaluar objektivin e NATO-s.
Ndryshimi i qendrimit gjerman u nxit nga rikthimi i luftës në kontinentin evropian pas ndërhyres ruse në Ukrainë me 24 shkurt, duke tronditur ndjenjën e sigurisë së Berlinit dhe nxjerrë në pah gjendjen e forcave të armatosura gjermane.
Por blerja e avionëve luftarakë amerikanë F-35 ngre pikëyetje lidhur me të ardhmen e një avioni të përbashkët evropian që Berlini po zhvillon në bashkëpunim me Spanjën dhe Francën.
I njohur si ?Sistemi Ajror Luftarak i së Ardhmes? [Future Combat Air System (FCAS) ], avioni është planifikuar që deri në vitin 2040 të zëvendësojë aeroplanët e modelit Rafale të prodhimit francez dhe avionët gjermanë dhe francezë të modelit Eurofighter.
Në fund të muajit të kaluar, Kancelari Scholz u përpoq të zbuste frikën se projekti mund të bëhej i panevojshëm duke thënë se projekti i përbashkët evropian kishte një ?përparësi absolute?.
?Është e rëndësishme për mua, që ne të ndërtojmë gjeneratën e ardhshme të avionëve luftarakë dhe tankeve në bashkëpunim me partnerët evropianë?, tha ai. Por forcat e armatosura gjermane, të njohura si Bundeswehr, duhet të zëvendësojnë sa më shpejt flotën e avionëve të modelit Tornado, sepse ajo është vjetëruar, shtoi Kancelari Scholz./voa
Shtetet e Bashkuara po paralajmërojnë Pekinin se do të përba...
Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka bërë që më shumë se 2.8 mili...
Një kapiten spiun rus u vra gjatë një operacioni “tepër sekr...
Miliarderi Elon Musk ka sfiduar Presidentin rus,Vladimir Put...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska ka planif...
Ish-termocentrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë ka mbetu...
Po vazhdon aksioni i gjerë i udhëhequr nga Inspektorati Poli...
Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën dhe kjo ës...
Pas deklaratave të SHBA-së, se Rusia i ka kërkuar Pekinit që...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i bëri thirrje...
Sot po zhvillohet raundi i katërt i bisedimeve mes përfaqësu...
Shtetet e Bashkuara thanë se Kina do të përballet me “pasoja...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë një parala...
Me një sipërfaqe prej më shumë se 600.000 kilometra katrorë ...
Gjermania në veçanti është përfshirë në këtë grackë: Sipas A...
“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka pë...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, njofto...
Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe ...
Gazetari amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje në...
Gazetari amerikan Brent Renaud u vra sot nga forcat ruse në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...