VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe 134 të tjerë u plagosën sot nga një sulm rus me raketa. Moska lëshoi rreth 30 raketa kruz në drejtim të Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë. Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara thanë se NATO do të përgjigjet me forcë nëse Rusia godet territorin e një vendi të aleancës perëndimore.
Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim të fortë kundër Rusisë pas sulmit të saj në bazën ushtarake afër kufirit me Poloninë. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Rusia do të përballet me një përgjigje të fortë nga NATO nëse sulmet e saj në Ukrainë kalojnë kufijtë e saj dhe godasin territoret e vendeve të aleancës perëndimore.
?Presidenti Biden ka qenë vazhdimisht i qartë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s.?
Ai tha se NATO do të përgjigjet edhe nëse Rusia godet në mënyrë aksidentale territorin e një vendi të NATO-s.
Sulmi ndaj bazës ushtarake pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë pason një kërcënim të Rusisë për goditjen e dërgesave të armëve nga Perëndimi në mbështetje të luftëtarëve ukrainas.
Të shtunën, një diplomat i lartë rus tha se Moska kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se i konsideronte dërgesat e huaja të pajisjeve ushtarake në Ukrainë objektiva ‘legjitime për t’u goditur’ nga ana a saj.
Në bazën ushtarake, që ndodhet jo shumë larg Lvivit, NATO ka zhvilluar në të kaluarën stërvitje ushtarake me trupat ukrainase dhe ka dislokuar instuktorë ushtarakë për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës.
?Sot rajoni i Lvivit u godit me raketa. Sipas të dhënave paraprake, më shumë se 30 raketa u lëshuan në drejtim të zonës. Sistemi i mbrojtjes ajrore funksionoi dhe arriti të interceptonte disa raketa. Qendra e trajnimit në Yavoriv ishte në shënjestër të sulmit?, tha guvernatori i rajonit të Lvivit, Maksym Kozytskyi.
Ai tha se ky sulm rus është një dëshmi se Ukraina ka nevojë për ndihmën e NATO-s për mbrotjen e hapësirës së saj ajore.
?Për këtë arsye ne vazhdojmë t?i bëjmë thirrje NATO-së që të mbyllë hapësirën tonë ajrore, sepse për të luftuar një armik që nuk sulmon vetëm me trupa por edhe me raketa kruz, është shumë e nevojshme të kemi një sistemi të mirë të mbrotjes ajrore?, tha ai.
Trupat e NATO-s në Poloni ndodhen rreth 25 kilometra larg bazës ushtarake ukrainase që u godit nga Rusia.
Polonia është një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore në Ukrainë.
Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”.
?Rusët po përpiqen të zgjerojnë kufijtë e tyre dhe unë mendoj se brenda një kohe të shkurtër ata do të fillojnë të sulmojnë Poloninë. Rusia nuk është duke u ndalur. Ata do të vazhdojnë sulmet në të gjithë bllokun e vendeve të Evropës lindore për të rikthyer perandorinë ruse për të cilën ata kanë ëndërruar prej kohësh. Në thelb, kjo do të ishte një shpallje e luftës ndaj vendeve të Evropës dhe atyre të NATO-s?, tha deputetja e parlamentit ukrainas.
Ajo tha se do të nevojiten sanksione më të forta për të ndalur veprimet e Rusisë dhe i bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Moskës.
Sulmi rus ndaj Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar largimin e më shumë se 2.5 milionë njerëzve nga vendi.
Kremlini i përshkruan veprimet e tij si një “operacion special” për çmilitarizimin e Ukrainës. Kievi dhe aleatët perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për të nisur luftën./voa
Gazetari amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje në...
Gazetari amerikan Brent Renaud u vra sot nga forcat ruse në ...
Kryebashkiaku i Lviv, Andriy Sadovyi i ka bërë sërish thirrj...
Republika Çeke do të dërgojë ndihmë shtesë ushtarake për Ukr...
Asaj që i trembeshin të gjithë është tani realitet: Rusia ka...
Gazetari i New York Times, Brent Renaud ka humbur jetën gjat...
Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj...
Reuters raporton se rreth 13 mijë ukrainas ishin gati për t’...
Që kur forcat ruse filluan agresionin ndaj vendit të tij, pr...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të shtunën se do t’i ofrojnë Uk...
Pasojat e agresionit rus në Ukrainë vazhdojnë të trondisin t...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, ka bërë me dije se zyrtari...
Në një përpjekje për të rritur trysninë financiare ndaj Pres...
Liderët e Francës dhe Gjermanisë po zhvillojnë një tjetër ra...
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzh...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se trupat ...
Rusia bërë me dije se ka gati një listë të sanksioneve perso...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një adresim...
Sipërmarrjet, që për shkak të sulmit ndaj Ukrainës ndërprenë...
Deputetët e Maqedonisë së Veriut, kanë miratuar masat anti k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...