Ukrainë: Zelensky kërkon dialog direkt me Putinin
“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka pë...
Gjermania në veçanti është përfshirë në këtë grackë: Sipas Agjencisë Federale të Rrjeteve, rreth 55 përqind e gazit të importuar aktualisht vjen nga Rusia, kështu që varësia është veçanërisht e lartë në krahasim me vendet e tjera evropiane, me përjashtim të Hungarisë e cila importon rreth 85% të gazit nga Rusia. Rezervat gjermane të gazit kanë rënë nën 30 për qind të kapacitetit të magazinimit. Për këtë arsye është duke u diskutuar edhe për rritjen e importit të gazit të lëngshëm (LNG, Liquefied Natural Gas). Por cilat vende mund të konsiderohen si furnizues shtesë?
SHBA është një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror dhe eksportuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm në botë, duke i falënderuar edhe frakingut. Metoda është shumë e diskutueshme për arsye mjedisore. Procesi përfshin injektimin e një përzierjeje uji, rëre dhe kimikatesh në tokë, dhe kështu lirohet vaj ose gaz. Megjithatë, BE-ja thuhet se tashmë është në negociata për importin e gazit shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara kanë rritur tashmë eksportet e gazit të lëngshëm në Evropë në javët e fundit. Por Gjermania nuk do të përfitonte menjëherë nga ky gaz, sepse nuk ka asnjë terminal për LNG.
Norvegjia dhe Holanda
Norvegjia është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të gazit dhe ndërkohë furnizon rreth një të tretën e kërkesave të gazit të Gjermanisë. Por rritja e sasive të gazit nga Norvegjia nuk është e mundur. “Ne aktualisht ofrojmë me kapacitet të plotë,” tha kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Store në televizionin gjerman në mes të janarit. “Nuk kemi rezerva?, tha ai. Edhe Holanda, e cila siguron dhjetë për qind të gazit natyror të Gjermanisë, nuk mund të rrisë eksportet e saj, sepse nuk ka kapacitete më të mëdha.
Katari
Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm. Krahas Rusisë dhe Iranit, ai ka rezervat më të mëdha të gazit natyror në botë. Por ky vend tashmë po prodhon në kufirin e tij të sipërm. Së pari kërkohen “investime të rëndësishme në infrastrukturë” dhe kontrata afatgjata me evropianët, tha ministri i Energjisë Saad Sherida al-Kaabi në një takim me 11 përfaqësues të vendeve eksportuese të gazit në Doha, dy ditë përpara ndërhyrjes ruse në Ukrainë. Megjithatë, Katari mund të rrisë sasinë e gazit natyror të lëngshëm – do të thotë LNG – në vitet e ardhshme.
Përveç kësaj, disa anije që kanë me gaz që po udhëtonin në Azi me ngarkesa janë kthyer dhe kanë vazhduar rrugën drejt Evropës.
Algjeria
Algjeria është “vetëm” furnizuesi i dhjetë më i madh i gazit në botë. Por pjesa më e madhe e LPG-së e eksportuar prej andej në vitin 2021 ishte e destinuar pikërisht për tregun evropian. Kjo e bën Algjerinë një nga furnizuesit më të rëndësishëm të LNG për Evropën.
Agjencia e lajmeve AFP raportoi në fund të shkurtit se vendi kishte rënë dakord të dërgonte më shumë gaz në Evropë. Kreu i kompanisë shtetërore të energjisë, Toufik Hakkar, tha se kompania e tij ishte “gati të nxirrte dhe të dërgonte gaz shtesë në BE nëpërmjet tubacionit Transmed, që lidh Algjerinë me Italinë.” Por Hakkar pranoi se ky vend duhet të ketë një tepricë gazi të lëngshëm ose gazi natyror për të realizuar këtë synim. Algjeria së pari duhet t’i plotësojë marrëveshjet kontratktuale dhe detyrimet e marra më parë. Ekspertët supozojnë se Algjeria – të paktën në afat të shkurtër – nuk mund të plotësojë nevojat.
Nigeria
Nigeria me një qeveri autoritare është një nga vendet me rezervat më të mëdha të gazit në botë – më shumë sesa i nevojitet për tregun e saj. Ndërtimi i një tubacioni 4000 kilometra nga vendi i Afrikës Perëndimore mund të nënkuptojë më shumë pavarësi nga gazi rus, të paktën në afat të mesëm. Pasi të përfundojë, tubacioni pritet të transportojë deri në 30 miliardë metra kub gaz në Algjeri. Nga atje mund të drejtohej në Evropë. Deri më tani, tensionet politike midis Algjerisë dhe Nigerit, i cili kufizohet me Nigerinë dhe Algjerinë, e kanë penguar këtë projekt.
Nigeria tani eksporton gaz të lëngshëm në Evropë me anije. Blerësit më të mëdhenj janë Spanja, Franca dhe Portugalia, të cilat kanë terminale LNG. Sipas Shoqatës Gjermano-Afrikane të Biznesit, më shumë se dymbëdhjetë miliardë metra kub u importuan nga Nigeria në Evropë në vitin 2019. Gjermania tani do të ndërtojë dy terminale LNG për të bërë të mundur importin e drejtpërdrejtë. Por deri në realizimin e këtij projekti mund të kalojnë vite të tëra.
Azerbajxhani
Azerbajxhani, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, planifikon të rrisë eksportin e gazit me 11 përqind këtë vit, tha një zyrtar i Ministrisë së Energjisë për Asia Times. Problemi është që ky vend i Kaukazit është i lidhur me kontrata afatgjata që janë nënshkruar vite më parë. Ndërkohë që edhe kërkesa e brendshme është rritur ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit.
Që nga dhjetori 2020, vendi ka furnizuar kontinentin evropian nëpërmjet Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP). Korridori i gazit gati 900 kilometra i gjatë kalon nga kufiri turko-grek nëpërmjet Shqipërisë në Itali./DW
“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka pë...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, njofto...
Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe ...
Gazetari amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje në...
Gazetari amerikan Brent Renaud u vra sot nga forcat ruse në ...
Kryebashkiaku i Lviv, Andriy Sadovyi i ka bërë sërish thirrj...
Republika Çeke do të dërgojë ndihmë shtesë ushtarake për Ukr...
Asaj që i trembeshin të gjithë është tani realitet: Rusia ka...
Gazetari i New York Times, Brent Renaud ka humbur jetën gjat...
Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj...
Reuters raporton se rreth 13 mijë ukrainas ishin gati për t’...
Që kur forcat ruse filluan agresionin ndaj vendit të tij, pr...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të shtunën se do t’i ofrojnë Uk...
Pasojat e agresionit rus në Ukrainë vazhdojnë të trondisin t...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, ka bërë me dije se zyrtari...
Në një përpjekje për të rritur trysninë financiare ndaj Pres...
Liderët e Francës dhe Gjermanisë po zhvillojnë një tjetër ra...
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzh...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se trupat ...
Rusia bërë me dije se ka gati një listë të sanksioneve perso...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...