web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tirana nuk ka rivalë”, Dede: I merr presidenti, por merita është e Shehit

14 Mars 2022, 11:16, Sport CNA

Trajneri Nevil Dede, është shprehur se ky kampionat ka treguar se Tirana nuk ka rivalë për sezonin aktual. Ne emisionin ?Skaner? në MCN TV, Dede deklaroi se bardheblutë e merituan fitoren ndaj Vllaznisë.

Dede më tej tha se merita është e trajnerit Shehi, ndonëse shpesh meritat i marrin presidentët për punët e mira.

“Unë mendoj që Tirana është ekipi më i mirë i momentit. Bardheblutë nuk gabojnë dy herë, e kam thënë gjithmonë. Kanë gabuar në një ndeshje dhe i kemi parë që reagojnë direkt.

Fati është pjesë e rëndësishme e futbollit, por për mua e merituan fitoren në Shkodër. Këtë sezon, Tirana ka treguar se nuk ka ndonjë skuadër që mund ta rivalizojë.

Për këtë formë të Tiranës, është pa dyshim meritë e Orges Shehit. Pavarësisht punës së madhe nga Osmani dhe Halili, trajneri Shehi ka një meritë të veçantë.

Tirana ka shumë liderë në skuadër, por e di që liderët i bën stafi dhe drejtuesit nga jashtë. Seferi është lider i kampionatit jo i Tiranës. Shehi ka një meritë të veçantë, ndonëse shpesh e dimë që meritat i marrin presidentët”.





Lajmet e fundit nga