web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inzagi mahnitet nga Berisha: Ishte i jashtëzakonshëm

14 Mars 2022, 08:27, Sport CNA

Sa herë Etrit Berisha grushtonte një gjuajtje drejt katërkëndorit të Torinos, trajneri i Interit, Simone Inzagi, dëshpërohej në mënyrë të dukshme në fushën e lojës. Ndaj pas barazimit 1-1 mes dy skuadrave, tekniku i ka thuru me të drejtë elozhe portierit shqiptar duke e vlerësuar paraqitjen e tij.

?Nuk jam i lumtur, desha të fitonim. Kundërshtari ishte me vlera, por në pjesën e parë duhej të bënim më mirë. Në pjesën e dytë e meritonim më parë barazimin dhe më pas edhe mund ta fitonim sfidën, Berisha ka bërë dy pritje të jashtëzakonshme në pjesën e parë, pastaj bëri një ndërhyje të bukur ndaj Dimarkos. Në kampionat kemi ngadalësuar, e dimë që kemi luajtur shumë, por rivalët tanë po marshojnë.

Ne kishim një sfidë të lodhshme në Ligën e Kampioneve. Ata ishin më agresivë por bënë një gol me fat. Ne duhej të barazonim që në pjesën e parë, por Berisha ishte i shkëlqyer në të dy rastet?, theksoi Inzagi duke i dhënë meritat e këtij barazimi portierit shqiptar.





Lajmet e fundit nga