web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Përfundojnë 45 minutat e para, verilindorët e Kukësit në avantazh të një goli ndaj Dinamos

13 Mars 2022, 13:35, Sport CNA

Ka startuar në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Kamzës, dueli mes Dinamos dhe Kukësit i vlefshëm për javën e 25-të të Superiores.

Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë për të marrë maksimumin në këtë duel. Kryeqytetasit e Devollit, vijnë në këtë duel pas triumfit në Korccë, teksa do të synojnë të marrin një tjetër rezultat pozitiv ditën e sotme. Ndërkohë në krahun tjetër, Kukësi i Longos, barazoi javën e shkuar ndaj Vllaznisë në ?Elbasan Arena?.

Për sa i perket statistikave, Dinamo dhe Kukësi janë përballur 4 herë në total, 1 herë kanë fituar kryeqytetasit, 1 duel është mbyllur në barazim dhe 2 herë kanë fituar verilindorët.

Të dy trajnerët si Devolli dhe Longo, bërë së fundmi publike edhe formacionet zyrtare ku nuk mungojnë surprizat:

HT | DINAMO 0-1 KUKËSI

Prodani (AG) 17?

KOMENTI LIVE ?

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45? Arbitri i katërt, Juxhin Xhaja ka akorduar 2 minuta shtesë!

44? Edison Ndreca bëhet lojtari i parë i ndëshkuar i takimit me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Rimal Haxhiut.

40? Loja është e ekuilibruar dhe e pozicionuar në mesfushë, teksa të dyja skuadrat po mundohen që të gjejnë hapësira për shënim.

31? Probleme për portierin e Kukësit, Angelo Tafas, i cili ndjen dhimbje në kofshë. Por duket se gjithçka është në rregull dhe mund të vijojë lojën.

27? Dinamo kërkon të ?zgjohet? pas atij goli të pësuar, ku në disa raste radhazi po kërkojnë të jenë të rrezikshme në portën e mbrojtur nga Angelo Tafas.

17? GOOOOL KUKËSI 0-1! Zhbllokohet sfida! Kukësi në avantazh pas një autogoli të Indrit Prodanit, i cili ka qenë i pafat pas një topi të devijuar. Aksioni i verilindorëve nisi pas një pasimi në zonë nga Edi Basha te Milunoviç teksa ky i fundit godet portën Simoni pret, por topi shkon te Prodani, i cili devijon topin duke e dërguar në portën e tij. 

13? Dinamo kërkon të jetë e rrezikshme me Feizhaon nga krahu i majtë, por ky i fundit është në pozicion jashtë loje dhe asistenti ka ngritur flamurin lart.

10? Deri tani asnjë rast i rrezikshëm nga të dyja skuadrat, duket sikur ekipet po studiojnë njëra-tjetrën këto minuta të para.

7? Dëmtohet Sidibe, por nuk është se ka probleme serioze për të dhe rifutet sërish në fushën e blertë.

1? Starton sfida!

Ora 13:50 ? Gjithçka në rregull, ndeshja nis me 5 minuta vonesë!

Ora 13:45 ? Ndeshja nuk ka nisur ende për shkak të një problemi me rrjetat e dy portave respektive të dyja skuadrave.





Lajmet e fundit nga