web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ky është turp”, trajneri i Kukësit shpërthen pas 5 golave nga Partizani: Arbitrat vendosën ndeshjen. Penalltia? Mama mia

2 Mars 2022, 18:06, Sport CNA

Partizani mundi 5-0 Kukësin, në Air Albania, në takimin e javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë shënuan 2 gola në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë erdhën edhe 3 të tjerë. Menjëherë pas 90 minutëshit për Gol pas Goli dhanë mendimin e tyre trajnerët e të dy skuadrave.  I pari që foli për Supersport ishte tekniku i verilindorëve, Diego Longo. Longo shprehet se ndeshja është vendosur nga arbitrat (Gjyqtar kryesor: Erjon Bastari).

?Unë kurrë nuk flas për arbitrat, por është e tepërt. Çdo vendim ishte kundër Kukësit. Kjo kaloi çdo limit. Deri në minutën e 36-të ishite vetëm një ekip në fushë, ndërsa më pas na akorduan një penallti kundër. Në pjesën e dytë na anulluan edhe një gol.

Skuadra? Ndoshta herën e fundit kishte një keqkuptim për Vllazninë. Sot nuk mund të flitet për futboll, pasi arbitri vendosi ndeshja. Ky është sport? Po iu pyes, ky është sport? Kjo nuk është aspak sportive.  Nuk mund të flas për sens sportiv në këtë ndeshje. Nëse doni të flasim për 20 minutat e fundit, mund të flasim. Mund të analizoni ndeshjen deri në minutën e 90-të.

Goli i Lulajt? Dua të iu pyes nëse goli është i rregullt apo jo.

Penalltia? (Mamma mia). Unë nuk dua të bëhem ekspert. Kam respekt për klubin e Partizanit. Nuk mund të flas për diçka të tillë. Kjo është diçka që shihet. E gjithë bota e shikon. Presidenti investon lekë për klubin  dhe ndodhin gjëra të tilla. Kjo që ndodhi ishte turp dhe unë jam përgjegjës për shumë familje? ? tha ai.





Lajmet e fundit nga