web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FORMACIONET ZYRTARE/ “Finalja” e mbijetesës, zbulohen rreshtimet e Egnatia-Kastrioti

26 Shkurt 2022, 12:23, Sport CNA

Egnatia-Kastrioti është një nga 3 ndeshjet e sotme në Superligë, e vlefshme për javën e 22-të. Sfida do të zhvillohet në ?Arena Egnatia? në Rrogozhinë dhe do të nisë në orën 13:45.

Ky takim është tepër i rëndësishëm për të dyja skuadrat pasi është një përballje direkt për mbijetesën dhe diferenca mes tyre është vetëm një pikë. Pak minuta më parë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat. Ramadani dhe Çela kanë vendosur të mos bëjnë shumë ndryshime dhe kanë hedhur në fushë formacionet fituese të javës së kaluar.

EGNATIA (4-2-3-1): Puja; Lila, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Duranski, Michael; Ademi, Levendi, Jackson; Pedro Augusto. Trajner: Zekirija Ramadani.

KASTRIOTI (4-1-4-1): Sali; Neziri, Selmani, Hussein, Rami; Onanuga; Greca, Hasani, Basha, Zogaj; Kaina. Trajner: Emiliano Çela.





Lajmet e fundit nga