web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Finale” mbijetese dhe titulli, sot Kategoria Superiore është “zjarr”

26 Shkurt 2022, 08:50, Sport CNA

Sot, Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 22-të me tre ndeshje interesante dhe të luftuara.

Në orën 13:45, në stadiumin ?Arena Egnatia?, do të luhet ?finalja? e mbijetesës, Egnatia-Kastrioti.

Të dyja skuadrat vijnë nga fitorja e javës së kaluar dhe i ndan një pikë diferencë në tabelën e renditjes, teksa fitorja është detyrim për të dyja ekipet.

Në orën 16:45, në stadiumin ?Loro Boriçi?, do të zhvillohet sfida Kukësi-Teuta.

Verilindorët e Diego Longos synojnë tre pikët për të qenë në zonën Europiane, për të përfituar nga ndalesa e Vllaznisë ndaj Skënderbeut, ndërsa Teuta kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas asaj fitoreje javës së kaluar kundër Dinamos.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin ?AIR Albania? do të luhet dueli për titull, Tirana-Laçi.

Kryeqytetasit synojnë kthesën pikërisht ndaj ekipit të Josës për t?u ?arratisur? në krye, ndërsa kurbinasit kërkojnë vijueshmërinë e rezultateve pozitive ku në rast fitoreje ndaj Tiranës do barazoheshin me pikë në vendin e parë të klasifikimit.





Lajmet e fundit nga