Plori shpërthen pas ndeshjes me Skënderbeun: Është bërë e neveritshme!
Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë...
Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, ka theksuar se skuadra e tij ka humbur dy pikë në ndeshjen me Vllazninë, pasi lehtësish mund ta fitonte atë. Duke folur në ?SuperSport? pas sfidës të përfunduar në barazim 2-2, ai bëri analizën e ndeshjes dhe identifikoi fajtorët që sollën këtë rezultat.
?Kundërshtari ishte shumë i vështirë se Vllaznia ka bërë shumë mirë, e dinim që është një kundërshtar shumë i fortë se katërshja e sulmit është teknike dhe janë të shpejtë në lojën e tyre. U munduam t?i sulmonim dhe t?i mbanim në presion të vazhdueshëm ultraofensiv, si pasojë erdhi edhe goli por që gjithsesi në këtë pikë të kampionatit po na penalizojnë disa gabime moseksperience, për të mos i quajtur amatoreske. Si ajo e rastit të parë ku Shehi mund ta nxirrte topin jashtë, preferoi ta linte e duke ia marrë topin. Apo goli i dytë kur Zhan Viktor i jep asist sulmuesit kur shumë mirë mund ta nxirrte jashtë. Në këto dy detaje merr dy gola që mund të kishim fituar sot, edhe pse unë besoj se skuadra ka luajtur mirë ndaj një kundërshtari jashtëzakonisht të fortë. Por përfundimin nuk e ndryshoj dot.
Provuam këtë modul se kishim disa lojtarë jashtë, tre mesfushorë të cilët kanë qenë në fushë gjatë pjesës së parë të sezonit. Në pamundësi të tyre nxorëm Dumfur dhe Zhan Viktorn në mesfushë, duke pasur tre në sulm. Edhe Nikaj bëri mirë sot, 19 vjeç është dhe nuk mund të prisnim më tepër, preferuam që t?i mbanim pak lart, duke e ditur se të dilnim në superioritet numerik skuadra luajti me kurajë dhe e barabartë ndaj një kundërshtari të fortë.
Zguro? Në pushim të pjesës së parë jam munduar të ul tensionet që nuk i bëjnë mirë as skuadrës tonë dhe as miqve të Shkodrës. I tërheq veshin publikisht, nuk na ndihmon ky lloj tensioni, vetëm agravon situata me kundërshtarët dhe mangësinë, se sa më tepër të agravosh situatat, aq më pak lojë efektive kemi në fushë. Mirë është që të rregulloje gjërat se duke rregulluar gjërat me veten na ndihmon edhe ne. Por të mos harrojmë që është djalë i çiltër dhe impulsiv dhe ndaj reagon kështu në lojë. Për ne është ndihmesë e madhe, për veten e vet duhet të qetësojë pak veten dhe të sillet si profesionist.
Rastet e Mensah? Është edhe ajo me Partizanin në stadiumin tonë, edhe kjo sot. Unë nuk mund të bëj më shumë në këto raste, është zgjedhja e lojtarit. Si sulmues do të preferoja të hyja në driblim me portierin dhe të shënoja se është mënyra më e mirë për të shënuar. Por ai ka zgjedhur ashtu. Detyra ime është t?i çoj deri te zona e goditjes, pastaj këto janë zgjedhje individuale që merren nga lojtari në moment.
Keqardhje se është shumë e vështirë në kampionatin tonë kur rezultati shkon në 2-0, të kthehet. Se loja menaxhohet më mirë, skuadra hyn më pak në presion dhe duke dyfishuar rezultatin e kundërshtari hyn në presion psikologjik dhe sado kualitete të ketë, është e vështirë të kthejë këtë rezultat. Jo që kemi pasur fatin e keq, nuk është se nuk dimë të menaxhojmë, por kemi lojtarë pa përvojë dhe duke i pasur kështu, nga papjekuria e tyre edhe gabojnë. Janë gjëra që duhen përmirësuar në terren e menaxhuar. Unë e theksova që me dy detaje të thjeshta, me një dalje të topit jashtë mund të menaxhohen situata dhe loja bëhet më e mirë, se jemi në një pikë të kampionatit ku çdo pikë vlen dhe sot besoj se kemi humbur 2 pikë.
Penalltia? Shtyrja me dorë është evidente. Nuk e di si është rregullorja, nëse portieri bëhet lojtar dhe lojtari në fund bëhet portier, por nuk e di, nuk e kam të qartë. Por nëse pengimi është evident? Nuk e di nëse është i tepruar apo jo kartoni, por gjithsesi janë çështje dhe më lejoni të kthehem dhe të reflektoj se edhe unë kam kontestuar në javët përpara. Them që të ofrojmë një klimë sa më të mirë dhe sa më pak presion për mbarëvajtjen sa më të mirë të kampionatit në këto javë?, tha Memelli.
Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë...
Kampionati shqiptar do të mbyllet ditën e sotme me supersfid...
Skënderbeu dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në barazimin 2-2 në...
Skënderbeu dhe Vllaznia po përballen ditën e sotme në Korçë,...
LIVE Skënderbeu-Vllaznia 1-1 24′ Nikaj / 41′ Da SilvaMINUTË ...
Gentian Selmani u dëmtua në sfidën e fundit me Buluspor në L...
Pritjes po i vjen fundi: 8 muaj pas goditjes së fortë që pës...
UEFA nuk i lejon klubet ruse që të luajnë në shtëpinë e tyre...
Skënderbeu dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në Kor...
Derbi shqiptarësh në Premier League. Ditën e sotme, Armando ...
Pronari i klubit të Çelsit, Roman Abramoviç, po kalon shumë ...
I gjithë Real Madrid ka shprehur solidaritetin e tyure me An...
Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, Vitali Klitschko th...
Shqipëria e futbollit ishte sërish ditën e sotme në qendër n...
I ftuari special ishte ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, ...
Sebastien Haller e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin 2021...
Nedim Bajrami është kthyer në një faktor kyç të Empolit si d...
Është hedhur shorti për fazën e 1/8 të finaleve në Europa Le...
Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s, ka dhënë një interv...
Finalja e Ligës së Kampionëve fillimisht ishte caktuar të lu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...