web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pjesë e projektit të armiqësisë ndaj Partisë Demokratike”/ Bujar Nishani identifikon përçarësit mes demokratëve

25 Shkurt 2022, 10:11, Politikë CNA

Ish presidenti Bujar Nishani ka dalë me një mesazh për mbështetësit e Lulzim Bashës.

Sipas Nishanit ata nuk ë bëjnë këtë se janë kundër Berishës, por se ?besojnë? tek Basha që përfaqëson brezin e ri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Nishani shkruan se nuk do ta humbasë asnjëherë respektin për kontributet e çdo njerit prej tyre që ka bërë ndër vite për Partinë Demokratike dhe se ai kontribut nuk do t?ju mohohet asnjëherë.

?Kam dëgjuar vazhdimisht disa anëtarë, drejtues strukturash apo ish pushtetarë vendorë e qëndrorë të Partisë Demokratike se mbështesin politikisht Lulzim Bashën, jo për arsye se janë kundër Sali Berishës por se ?besojnë? se L. Basha përfaqëson brezin e ri dhe ka kohën përpara.

Së pari, unë personalisht nuk do ta humbasë asnjëherë respektin për kontributet e çdo njerit prej tyre që ka bërë ndër vite për Partinë Demokratike dhe se ai kontribut nuk do t?ju mohohet asnjëherë.

Por ju them hapur, drejtpërdrejtë e troç se ju të dashur demokratë jeni duke spekuluar në mënyrën më vulgare të mund?shme.

Sot nuk ka shqiptar (me parti apo pa parti) që nuk është i bindur që L. Basha nuk ka kurrfarë lidhje me artin e politikës.

Sot shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë bindjen se L. Basha përfaqëson modelin më të diskretituar të politikanit të korruptuar.

Sot është provuar se L. Basha nuk di e as mundet të fitojë kurrë një betejë ekektorale.

Sot L. Basha i ka varur të gjitha shpresat e mbijetesës së tij politike tek pushteti mafioz i Edi Ramës?, shkruan Nishani.

Më tej Nishani iu drejtohet mbështetësve të Bashës, duke iu thënë s eju po ndikoni në përçarjen e Partisë Demokratikë, me sjelljen e tyre dhe përkrahjen ndaj Bashës.

?Për të gjitha këto e shumë të tjera, të gjitha ata miq demokratë që përpiqen të justifikojnë përpjekjet e tyre për ti dhënë oksigjenin e fundit politik L. Bashës, janë vetëm duke spekuluar dhe me shunë keqardhje (por me bindje) ju them se jeni pjesë e projektit të armiqësisë ndaj Partisë Demokratike dhe interesave të demokratëve nga Vermoshi në Konispol.

Do të ndiheni keq për këtë një ditë, por do të jetë pa vlerë.

Unë nuk i di e as dua ti gjykoj ?hallet? apo ?interesat personale? që janë ndikues tek ta, shumë raste (leje ndërtimi apo tendera qeveritarë) janë bërë tashmë publike për shumë prej tyre, por kjo nuk do të pengojë dot angazhimin dhe sakrificat e mëtejshme të demokratëve (pa hile) ta ringrenë edhe njëherë Partinë Demokratike ku e meriton?, përfundon reagimin Nishani./CNA.al





Lajmet e fundit nga