Përfituan miliona nga Klodian Zoto/ Kush janë të dënuarit për vjedhje dhe fshehje krimi
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vijoi edhe ditën e sotme të...
?Nëse para datës 24, flisnim për disa skenarë, ky që po ndodh është më i keqi i mundshëm?, kështu u shpreh ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa foli për konfliktin Rusi-Ukrainë.
Më tej, ai tha në një intervistë për A2CNN se NATO është forca më e madhe ushtarake në botë, por e rëndësishme është që situata të mos shkojë deri te përplasja ushtarake.
?Këtu nuk bëhet fjalë për një forcë të papërballueshme ruse ushtarake. NATO-ja është forcë ushtarake e papërballueshme. NATO-ja është aleanca ushtarake më e fuqishme në botë dhe shumë larg të gjitha forcave të tjera, por çështja është të mos shkojmë drejt konfrontimit. Këtu hyjnë më pas konventat ndërkombëtare dhe rendi i vendosur sot në botë, ku nuk është ai i më të fortit, por i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive. Putin i ka hedhur poshtë të gjitha konventat, kartat dhe ligjet ndërkombëtare?, tha Peleshi.
Por sa e rrezikuar është Shqipëria nga një konflikt i gjerë i mundshëm, sipas ministrit të Mbrojtjes?
?Përveç problemeve që kemi pasur në këto 30 vite, një gjë të mirë politika ia ka bërë një gjë të mirë këtij vendi. Anëtarësimin në NATO. Kjo do të thotë se kjo tokë është e paprekur në asnjë centimetër katror të saj. Një centimetër katror i prekur i Shqipërisë është një centimetër katror i prekur i NATO-s dhe në bazë të artikullit 5 të traktatit, NATO-ja vepron për mbrojtje kolektive sikur të ishte cenuar edhe vendi më i madh, më kryesor i kësaj aleance. Megjithatë, duhet thënë se ne jemi në një rajon delikat, në Ballkanin Perëndimor që përbëhet nga 6 shtete, të cilat janë në mesin e integrimit të tyre euroatlantik. Sa i përket stabilitetit politik, Ballkani Perëndimor është i cenueshëm. Kjo situatë mund të kalojë në destabilitet politik në këto vende. Shqipëria ka stabilitet ushtarak për shkak të Aleancës dhe të gjithë kontributit tonë në të. Këtu nuk ka asnjë parti politike apo organizatë joqeveritare që të jetë kundër orientimit perëndimor, por jemi pjesë e pandashme e Ballkanit Perëndimor.
Duhet të ruhemi nga llogaritë e gabuara dhe nga provokimet. Nuk është ky skenari më i mundshëm, por ne duhet të shpresojmë për skenarin më të mirë dhe të përgatitemi për skenarin më të keq. Duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm, sidomos në Kosovë, edhe ne në mbështetje të tyre, për të mos rënë pre e provokimeve. Po ashtu nuk duhet të biem pre edhe nga sulmet kibernetike. Për këtë arsye, ne në sistemet tona ushtarake, kemi rritur nivelin e mbrojtjes dhe vigjilencës kibernetike këto ditë?./E.K-CNA.al
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vijoi edhe ditën e sotme të...
Për avokatin Spartak Ngjela, Rusia është drejt kapitullimit....
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ...
Flamur Kapllani është zgjedhur në krye të Gjykatës së Rrethi...
Drejtoresha e Qendrës Teatrore “Vsevolod Meyerhold” pranë Te...
Pas paketës së zgjeruar të sanksioneve kundër Rusisë që BE v...
Është një nga vendet më të mëdha në Evropë për nga territori...
Një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura ...
One Telecommunications organizoi Konferencën Vjetore të Shit...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim në lidhje me sit...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me sulmin e Rusi...
CNA.al tregoi sot me fakte dhe prova se ku fshihen 45 milion...
Dritan Demiraj, ish-komandat i Forcave Speciale Shqiptare ka...
Më shumë shkodranë do e votonin Partinë Demokratike nëse kry...
Sali Berisha gëzon mendimin pozitiv të pjesës më të madhe (4...
Rusia tejkaloi vijën e kuqe duke shkelur parimet universale ...
Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp lid...
Nga Arsen Rusta Vendimi i dënimit të Francesco Becchettit me...
Kreu i PR, Fatmir Mediu ka deklaruar gjatë takimit të Asambl...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...