web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk pranoj rrogë nga një vrasës”/ Jep dorëheqjen drejtoresha e Qendrës Teatrore në Rusi

25 Shkurt 2022, 13:16, Aktualitet CNA

Drejtoresha e Qendrës Teatrore ?Vsevolod Meyerhold? pranë Teatrit shtetëror rus në Moskë, Elena Kovalskaya ka dhënë dorëheqjen pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ajo ka deklaruar se nuk mund të pranojë rrogë nga një vrasës, duke iu referuar presidentit Putin.

Elena Kovalskaya la postin e saj ditën kur presidenti rus filloi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës, për të vijuar edhe të nesërmen.

?Është e pamundur të punosh për një vrasës, e të paguhesh prej tij. Në shenjë protestë kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen?, shkroi Kovalskaya në faqen e saj në rrjetet sociale.

Ajo njoftoi se projektet në Teatrin Shtetëror do t?i çojë deri në fund, në mënyrë vullnetare, pa marrë pagesë nga shteti, president i të cilit është Vladimir Putini.

Kovalskaya u bëri thirrje të gjithë rusëve që t?i thonë ?Jo? luftës, e të mos heshtin.

Nderkohe, edhe Drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Elena Kovalskaya, ndërsa bashkëngjitur shkruan ?Elena Kovalskaya (në foto), drejtoreshë e Qendrës Teatrore ?Vsevolod Meyerhold? pranë Teatrit shtetëror rus në Moskë, ka dhënë dorëheqjen dhe ka thënë se nuk mund të pranojë rrogë nga një vrasës.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga