LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elvi Fundo flet me shifra/ “Zbërthen” ku janë “fshehur” miliona euro që nuk i dinte Tabaku

24 Shkurt 2022, 22:20, Aktualitet CNA
Elvi Fundo flet me shifra/ “Zbërthen” ku janë

CNA.al tregoi sot me fakte dhe prova se ku fshihen 45 milionë eurot e dherave që Jorida Tabaku nuk dinte t?ia  shpjegonte kryeministrit Edi Rama dje në komisionin e ngritur për inceneratorët.

Gazetari Elvi Fundo, në një intervistë për emisionin ?Të paekspozuarit? me Ylli Rakipin ?zbërtheu? skemën e përfitimit të inceneratorëve dhe përfshirjen e qeverisë në këtë aferë.

Ndonëse Rama dje me të madhe deklaroi se inceneratoi i Elbasanit është funksional, Fundo tha se në këtë qytet nuk ka një impiant të mirëfilltë djegje por një kaldajë me naftë.

Sipas tij, duke iu referuar të dhënave zyrtare, Bashkisë së Elbasanit, ky impiant do i kushtojë 110 mijë euro në muaj.

?Në lidhje me Elbasanin, nuk ka një incenerator të mirëfilltë. Në Elbasan ka një kaldajë me naftë. Ka një pajisje të vjetër që sipas të dhënave zyrtare do i kushtojë Bashkisë Elbasan 110 mijë euro në muaj?, tha Fundo.

Gazetari, më tej duke iu referuar të dhënave zyrtare tha se nga viti 2018-2021 janë dhënë 1346 leje ndërtimi nga Erion Veliaji cili për dherat ka futur një kosto prej 3.2euro/ton në total që shkon 15 euro kosto shtesë për m2 ndërtim.

Ku janë 45 milionë eurot e dherave që Jorida nuk dinte tja sqaronte Edi Ramës?

Ato janë qindra milionë në 30 vite. Llogaria e parë mjaft e thjeshte kosto shtesë për m2 shumëzuar me sipërfaqën totale të lejeve janë 45 milionë eurot. Jane 3 milione m2 leje ndrërtimi dhëne nga bashkia Tiranë shumezuar për 15 euro m2 jane fix 45 milionë euro. Në fakt ato janë edhe më shumë.

Planet financiare 430 milionë euro të kompanisë për inceneratorin e Tiranës janë shifrat që ngateronte Tabaku.

Kompania e inceneratorëve në Tiranë edhe pse s?ka incenerim është paguar nga Bashkia Tiranë dhe qeveria shqiptare 40 milionë dollarë në katër vite, por këtu nuk përfshihen të ardhurat e kompanisë nga dherat dhe inertet, jo vetëm nga ndërtimet e pallateve por dhe nga ndërtimet e enteve shteterore, siç janë rrugët, godinat etj (tenderat për ndërtime).  Këtu janë 45 milionë eurot por edhe shumë më tepër.

?Unë po flas për 430 milionë eurot që nuk ja thanë dot kryeministri në komision.

430 milionë euro ekziston dhe është studimi i fizibilitetit. Zoti Rama gënjeu dhe Tabaku nuk e bëri punën si duhej.

Sot bashkia e Tiranës paguan 10 milion dollarë në vit për incenerim dhe 12 milionë dollarë për pastrim. Janë 22 milionë dollarë që bashkia Tiranë paguan për incenerim dhe pastrim.

Komisioni duhet të kërkonte kush është kjo firma e Tiranës, që përbri Klodian Zotos firmos edhe një person tjetër që është bashkëaksioner në kompaninë guaskë.

1346 leje ndërtimi nga viti 2018-2021 nga Erion Veliaj, i cili ka futur një kosto 3.2 euro/ton dhe inertet 8.2 euro për ton

Kostoja që inceneratori ka shtuar është gati 15 euro për metër katror. 45 milionë euro që zonja Tabaku nuk i dinte. Në Elbasan nuk ka incenerator. Ka një kaldaj me naftë, që Damian Gjiknuri ja ka dhënë energjinë Klodian Zotos. Nuk e ka mbajtur qeveria energjinë. Inceneratori i Elbasanit që të mbahet në punë do 1.2 milionë euro në vit, Fieri 2 milionë e Tirana 7 milionë euro. Janë edhe 10 milionë euro për ti mirëmbajtur këto për të cilat në komision nuk u mor ashkush, që janë dëm ekonomik edhe këto?, deklaroi ai./E.K-CNA.al

Ku fshihen 45 milionë eurot e dherave që Jorida s?di t?ja shpjegojë Ramës

Lajmet e fundit nga