web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta homazhe për shkrimtarin Bardhyl Londo/ Ka lënë një trashëgimi frymëzuese

19 Shkurt 2022, 10:26, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e homazheve në nder të shkrimtarit të njohur Bardhyl Londo.

Në një deklaratë për mediat, Meta është shprehur se Londo ka lënë një trashëgimi për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë.

?Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën dhe ka qenë gjithmonë një intelektual i moderuar për të bashkuar dhe për të nxitur dialogun?, ka thënë ndër të tjera Presidenti.

?Ishte detyrim për ti dhënë lamtumirën e fundit sot një intelektuali dhe patrioti si Bardhyl Londo. Jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave, ka lënë një trashëgimi frymëzuese, për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë. Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën dhe ka qenë gjithmonë një intelektual i moderuar për të bashkuar dhe për të nxitur dialogun?, tha presidenti./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga