web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inceneratorët/ Gjiknuri i përgjigjet Tabakut: Ka humbur lidhjen me realitetin

15 Shkurt 2022, 19:18, Politikë CNA

Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u është përgjigjur mbrëmjen e sotme deklaratave të Jorida Tabakut, e cila në një dalje për mediat u shpreh se socialisti ka hedhur firmën për 21.6 mln eruro për koncensionin e Ebasanit pa procedurë, pa garë, tek Klodian Zoto dhe Stela Gugallia me 25 vite.

Gjiknuri në një postim në rrjetin socila Facebook, shkruan se Tabaku ka gënjyer publikisht kur tha se kisha firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës duke mashtruar sërish sot për inceneratorin e Elbasanit. Sipas Gjiknurit kompania e inceneratorit të Elbasanit dhe e drejta e saj për prodhim energjie nga djegia e mbetjeve i është transferuar shtetit përmes pushtetit lokal ditën që përfundoi periudha e koncesionit

?Keqardhje për deklarimet tashmë të përsëritura dhe krejt spekulative të zonjës Tabaku. Duket se ?lëkundjet tektonike? brenda PD-së midis grupeve ?grata? dhe ?non grata? e kanë bërë dhe Tabakun të humbasë lidhjen me realitetin. Fillimisht gënjeu publikisht kur tha se kisha firmosur kontratën e inceneratorit të Tiranës.

E konsiderova një lajthitje në kushtet e mungesës së informacionit dhe nuk replikova me zonjën në kohën kur lëshoi një sajesë të tillë. Kontratat janë publike dhe çdokush mund ta shohë që nuk është firmosur asnjëra prej meje. Sot, Tabaku vijoi me të tjera shashka teksa deklaroi se paskam firmosur koncesion të posaçëm për shitje energjie inceneratorit të Elbasanit për 25 vjet. Sërish mashtrim! Autorizimi i dhënë kompanisë për prodhim energjie nuk është koncesion por është detyrim i lindur nga kontrata bazë që kompania kishte firmosur me Ministrinë e Mjedisit.

Në përfundim të periudhës 7-vjeçare të koncesionit, kompania bashkë me të drejtën e fituar nga autorizimi i dhënë nga Ministria e Energjisë për prodhim energjie i kalon shtetit shqiptar. Ka ndodhur tashmë fiks kështu. Kompania e inceneratorit të Elbasanit dhe e drejta e saj për prodhim energjie nga djegia e mbetjeve i është transferuar shtetit përmes pushtetit lokal ditën që përfundoi periudha e koncesionit. Me kënaqësi do jem javën e ardhshme në Komisionin Hetimor Parlamentar për të ja shpjeguar më tej zonjës Tabaku diferencën midis gënjeshtrës dhe të vërtetës!?, shkruan Gjiknuri./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga