web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“AS” shkrim për Uzunin: Njeriu që imitoi Ronaldon me festimin! Mund ta bëjë sërish në “Bernabeu”

5 Shkurt 2022, 13:28, Sport CNA

Transferimi i tij nga Ferencvaroshi te Granada në La Liga la shenjë në jetën e Myrto Uzunit, i cili bëri një hap të madh në karrierën e tij profesionale. Së fundmi për të ka folur prestigjozja iberike ?AS? ku i ka kushtuar një shkrim sulmuesit të Kombëtares shqiptare për jetën e tij ku e cilësojnë nga emigranti illegal në Greqi e deri te festimi duke imituar Ronaldon në ?shtëpinë? e tij ndaj Juventusit në golin e shënuar në Champions me skuadrën hungareze.

?Uzuni e arriti famën më 25 nëntor 2020. Në atë kohë, shqiptari luante për Ferencvarosh dhe goli i tij i kaloi hungarezët në avantazh në Torino ndaj Juventusit të idhullit të tij, Kristiano Ronaldos. Ai festoi si ylli portugez me ?Siiiiiiuu!? Ronaldo shënoi një gol të mrekullueshëm dhe Juventusi përfundoi duke fituar 2-1.

Pas ndeshjes, Uzuni mundi të takohej me portugezin dhe të shkëmbente fanellat pa shfaqur nga Kristiano ndonjë inat për imitimin. Ky është trofeu i tij më i çmuar. Shqiptari ka lexuar gjithçka për portugezin, i cili është pasqyra e tij. Jeta e bëri atë të ishte një emigrant ilegal në Greqi. Prindërit e tij punuan shumë në tokat helene për të mbajtur familjen e tij, por Uzuni, duke qenë ilegal, nuk mund të luante futboll në Greqi.

Ai u kthye në Shqipëri për të luajtur futboll në moshën 16-vjeçare. Përpjekja e familjes së tij, e cila la jetën e re për ëndrrën e të birit, u shpërblye dhe sot Uzuni jeton nga futbolli, pasioni i tij.

?Kristiano është referenca ime, e di historinë e tij, kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivimi im?, shpjegon Uzuni. Tani ai do të shkelë në Bernabeu, tempullin ku idhulli i tij u bë edhe më i madh me ëndrrën për të qenë në gjendje të bërtasë një tjetër, ?Siiiiuu!? Në atë që ishte shtëpia e portugezit për kaq shumë vite.?, përfundoi shkrimin prestigjozja ?AS?.





Lajmet e fundit nga