“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Jahmir Hyka kthehet pas 11 vitesh të luajë përsëri në Kategorinë Superiore. Mesfushori i cili ka veshur për 47 ndeshje fanellën e kombëtares shqiptare, ka firmosur me Teutën, duke i dhënë fund rrugëtimit që e ka shëtitur në tre kontinente për të treguar vlerat e tij. Një rrugëtim që ai ka zgjedhur ta tregojë për ?Sport News? në ?News 24?.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba, Hyka ka treguar etapat e kësaj karriere, por duke u fokusuar fillimisht te ajo e radhës, kampionati shqiptar i futbollit, ku ka pranuar sfidën e re me fanellën e Teutës.
?Unë vija pas një periudhe shumë të gjatë që nuk kisha luajtur, ndoshta edhe shkëputja pak vonë me ekipin kinez, ma bëri pak më të vështirë të gjeja një ekip më shpejt. Kam pasur kontakte edhe me Tiranën e Dinamon, po nuk dua të flas për këtë temë. Jam shumë i lumtur që më dha Teuta mundësinë dhe shpresoj t?i ndihmoj sa më shumë.
Teuta është ekipi kampion i cili normalisht nuk e ka nisur kampionatin si duhet, por kualiteti dhe cilësia është. Kupa është akoma mundësi dhe do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të fitojmë Kupën.
Me këto afrimet e fundit, çdo ekip në Superiore ka pasur disa përforcime, por kampionati është akoma i hapur. Janë disa ekipet që luftojnë dhe mendoj se do të jenë ndeshje të bukura dhe deri në fund besoj se do të ketë surpriza.
Forma fizike? Kur fola me Arapin fillimisht në telefon, pyetja e parë që më bëri është ?Si je nga gjendja fiizke??. E qetësova, se ndonëse nuk kam luajtur, jam stërvitur gjatë gjithë kësaj periudhe. Më mungonin minuta në ndeshje, po jo mungesë stërvitje. Dihet çfarë kërkon ai nga unë, eksperiencë dhe cilësitë që kam. Nëse kap formën sa më shpejt, do të ndihmoj ekipin dhe shpresoj ta bëj në ndeshjet e ardhshme.
Unë gjithmonë e kam thënë që do të doja të kthehesha përsëri në Shqipëri. Nuk e di a është momenti i duhur, mendoj se sa i përket moshës, nuk është se jam shumë i vjetër. Por pas 11 vjetësh është shkëputje e dhe kam pak emocione se është eksperiencë tjetër të kthehesh përsëri në kampionatin shqiptar. Shpresoj të kap sa më shpejt formën dhe të ndihmoj ekipin.
A e kam ndjekur Superioren? Kontakte kam pasur gjithmonë se kam qenë i lidhur me Shqipërinë gjithmonë, kam familjen këtu, kam ndjekur kampionatin shqiptar, arritjet e ekipeve apo edhe dështimet kur ka pasur të tilla, Në vitet e fundit është bërë kampionat i bukur të them të vërtetën, ka pasur rivalitet e konkurrencë, shpresoj që të vazhdojë kështu.
Tirana? E kam ndjekur. Tirana besoj se e meriton të jetë aty ku është, ka pasur ekipin mjaft të mirë, ka krijuar ekip shumë të mirë. Ekipet e tjera kanë mbetur pak mbrapa ndoshta, nuk ishin ku duhet. Por besoj se në vazhdimësi mund të ndodhin edhe surpriza, të shohim si do të shkojë në vazhdim.
Është emocion më vete që të kthehem përsëri në Superiore dhe të luash kundër Tiranës do të jetë emocion në vete për mua. Por kur futem në lojë nuk është se e shoh kush është përballë, përqendrohem te loja dhe besoj se do të jetë si çdo ndeshje tjetër. Me Tiranën kam fituar Kupën e Superkupën, kampionatin nuk e kam fituar, këto ishin kujtimet e bukura me të. Isha i ri dhe kur erdha te Tirana, më ndihmoi të bëja hapin tjetër. Fitimi i kupës, herën e dytë, se një herë e humba në finale me Vllazninë, fitorja atëherë ishte një gëzim i madh.
Me Dinamon gjithashtu kam kujtime shumë të bukura se kam nisur aty futbollin dhe deri 16-17 vjeç e kam kaluar te Dinamo. Janë kujtime të bukura dhe nuk jam ndjerë mirë kur ra nga kategoria e pat vitet problematike. Tani që u kthye m?u bë qejfi se një ekip i tillë e meriton të jetë në Superiore për histori e të gjitha. Ndaj mund t?i uroj vetëm suksese në vazhdim?, tha Hyka.
Skënderbeu ndodhet në një moment delikat për sa i përket kët...
Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, filluan zyrtarisht s...
Janë publikuar sot vendimet e Komisionit të Disiplinës. Part...
Emocionet e “Kategorisë Superiore” këtë sezon kanë qenë të s...
Në një ndeshje futbolli në Arabinë Saudite, ka ndodhur një n...
Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, nuk ia del dot të j...
Myrto Uzuni ka nisur aventurën e tij të re në Spanjë me Gran...
Partizani emëroi trajnerin Dritan Mehmeti në nisje të këtij ...
Skënderbeu rinis gjithçka nga e para në pritje të ndeshjes s...
Ergys Kaçe ndoshta nuk fitoi sportivisht nga Partizani, por ...
Myrto Uzuni vazhdon të jetë një personazh tërheqës në Granad...
Juan Musso, portieri i skuadrës së Atalanta, ka tërhequr vëm...
Sot në një nga mediat e qeverisë është publikuar një video e...
Në ditën e sotme, Ceferin ka mbërritur në Shqipëri për të fo...
Përfundon me sukses të plotë diskutimi mes Aleksandër Ceferi...
Situata te Lacio ka përshkallëzuar dhe tifozët janë ngritur ...
Tifozët e Lazios kanë mbetur të zhgënjyer nga merkato e bërë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një fitore të rëndës...
Everton është i vendosur të tentojë Armando Brojën në verë. ...
Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka mbërritur në Krye...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...