web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prezantohet si punonjës i SHÇBA-së në Korçë/ I riu mashtron fotografin dhe i merr paratë

3 Shkurt 2022, 13:17, Kronika CNA

Shtetasi, K.A 31 vjeç baniues në Korçë, është arrestuar për veprën penale Mashtrimi.

Ky shtetas, duke u prezantuar si një punonjës i SHÇBA-së në Korçë, ka marrë disa herë shuma të mëdha parash një fotografi, duke i premtuar se do ta favorizonte këtë të fundit, për të fituar një tender për shërbimet fotografike, që kryen këto struktura.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, të shtetasit K. A., 31 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas nëpërmjet mashtrimit dhe duke u prezantuar si punonjës i SHÇBA Korçë, i ka marrë disa herë, në shuma të ndryshme, shtetasit A. D., me profesion fotograf, shumën prej 152.000 lekë, duke i premtuar se do ta favorizonte këtë të fundit, për të fituar një tender për shërbimet fotografike, që kryen struktura e lartpërmendur”, njofton policia./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga